(VIDEO) Protestë e re e punonjësve të postave, kërkojnë shpëtim të qeveria e re

(VIDEO) Protestë e re e punonjësve të postave, kërkojnë shpëtim të qeveria e re

Punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut gjatë protestës së sotme kërkuan mbështetje nga Qeveria e re dhe se pas zgjedhjes së saj kërkojnë një takim urgjent për situatën e krijuar. Kryetari i Sindikatës së Postës, Boro Veligdenov, tha se nuk do të lejojnë më punësime të reja partiake, sepse siç theksoi ai, duhet një riorganizim dhe punësim i mirë i stafit teknik dhe i sporteleve, e jo kuadro të paaftë partiake në pozita drejtuese.  Ai theksoi se kjo protestë e punonjësve të Postës është fillimi i procesit të grevës, i cili do të nisë më 7 qershor.

Veligdenov informon se përkundër protestave të mëparshme nuk është rregulluar çështja e marrjes së rregullt të pagave dhe nuk është bërë asgjë në ndryshimin e funksionimit dhe organizimit të Postës. Ai thekson se çdo muaj punonjësit kanë frikë se nuk do të paguhen.

Boro Veligdenov, kryetari i Sindikatës së Postës

“Nuk kemi marrë një rrogë që është në nivelin minimal. Menaxhmenti nuk thotë se kur do të ketë rrogë. Çdo muaj punonjësit kanë frikë se nuk do të paguhen, ndaj disa prej tyre tashmë po largohen, që do të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë kush të punojë. Përveç kësaj, asgjë nuk është bërë për të përmirësuar organizimin e punës dhe Posta është futur në fund. Nga një simbol i shtetit, Postën e ka sjellë në fund kaosi i krijuar në sistem dhe organizim”.

Punonjësit, të cilët, siç thonë ata, të shqetësuar për situatën në Postë dhe vendet e tyre të punës, presin që qeveria e re të merret me situatën dhe të kontrollojë agjencinë postare, e cila edhe pse merr para nga Posta, ata shtojnëduke thënë se nuk bëjnë asgjë për të rregulluar qarkullimin e shërbimit postar në të cilin kompanitë private, pavarësisht se nuk lejohen ligjërisht, të kryejnë postë ndërkombëtare. /SHENJA/

 

MARKETING