(VIDEO) Protesta e transportuesve, Mickoski do të bisedojë me kryetaren e KE-së për tejkalimin e krizës
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që të zgjidhet problemi i transportuesëve. Ai thotë se që dje është munduar të zhvilloj një kontakt me kryetaren e Komisionit Evropian, por ajo është në udhëtim zyrtar. Megjithatë, nuk ofroi zgjidhje konkrete se çfarë do të ndërmarrë Qeveria në rast se BE nuk lëshon pe.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Pres që kjo të zgjidhet. Dje kërkova një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, ajo ishte zyrtarisht në Indi, pres që ta rihapim këtë temë në ditët në vijim dhe, së bashku me kolegët nga rajoni, ta shtrojmë këtë temë në tryezë. Po kërkojmë një variant për të përmbushur nevojat e transportuesve”.
Më tej, ai u shpreh se që nga shtatori, kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimeve me Komisionin Evropian, duke shtuar se Qeveria e ka autorizuar ministrin e Punëve të Jashtme për të diskutuar këtë çështje.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

