(VIDEO) Propozohen ndryshime ligjore për hapjen e procedurave për personat e “listës së zezë”

(VIDEO) Propozohen ndryshime ligjore për hapjen e procedurave për personat e “listës së zezë”

Trupi Koordinues për Analizën dhe Forcimin e Legjislacionit në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shqyrtuar mundësinë e forcimit të masave kufizuese në lidhje me listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga qeveria informuan se propozimi për ndryshime në Ligjin për Masa Kufizuese është iniciuar nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, për të mundësuar sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i referohen korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe kërcënimeve hibride, të mund të aplikohen në vend dhe subjektet e mbuluara t’i nënshtrohen sanksioneve sipas legjislacionit të brendshëm.

QEVERIA

“Të pranishmit ranë dakord për nevojën e përgatitjes së një zgjidhjeje efektive që do të zgjerojë fushën e listës së sanksioneve dhe do të plotësojë ligjin me një procedurë në bazë të së cilës sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përpunohen në legjislacionin tone”.

Nga Qeveria theksojnë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleate e dëshmuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e një rëndësie të madhe, si dhe përpjekjet e qeverisë amerikane për promovimin e paqes, stabilitetit dhe qeverisjes funksionale demokratike në rajon.

Ata sqarojnë se pas konsolidimit të komenteve, propozimi për ndryshime në Ligjin për Masat Kufizuese  do të dorëzohet në Qeveri dhe të shqyrtohet dhe miratohet në njërën nga seancat e ardhshme.

/SHENJA/

MARKETING