(VIDEO) Propozimi për guvernator në Kuvend

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot do të dorëzojë propozimin për guvernator të ri të shtetit, pasi guvernatores aktuale i kalon nesër mandati. Ajo nuk deshi që të zbulojë emrin para se të dorëzojë propozimin në Kuvend, por konfirmoi se do të jetë njëri nga kandidatët që përmenden në opinion.
MARKETING
Gordana Siljanovska Davkova, Presidente e RMV-së
“Nuk e them emrin fillimisht para gazetarëve, shpresoj se nuk mërziteni, por mendoj se veç më e di. Vlerësoj se duhet të bisedohet me të gjithë kandidatët potencial – të dëgjohen mendimet e tyre për punën dhe për kandidatët e tjerë. Do të doja të ketë më shumë zgjedhje, por ajo nuk është çdoherë e mundur”.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur sot nga gazetarët, tha se nuk ka ende informata se kë do të propozojë presidentja.
Hristijan Mickoski, kryeminsitër i RMV-së
“Nuk e di emrin. Unë menjëherë pas kësaj ngjarje do të kem takim me presidenten dhe supozoj se do ta mësojë emrin”.
Në mesin e tre kandidatëve më serioz që përmenden në media është guvernatorja aktuale Anita Angellovska – Bezhoska, profesori universitar Trajo Sllaveski dhe ish ministri i financave Zoran Stavrevski. Të dy të fundit vijnë nga partia e VMRO – DPMNE-së. Sllaveski është kryetar i këshillit të Qytetit të Shkupit. Ndërkaq, Stavrevski ka qenë ministër i financave në qeverinë e Gruevski dhe dora e djathtë e tij.
Teuta Buçi /SHENJA/