(VIDEO) Propozim Ligji për Arsim të Lartë, Idrizi: Ligji përmban shumë mangësi dhe paqartësi
Propozim-ligji për arsim të lartë i publikuar nga Ministria e Arsimit e për të cilin së fundi po diskutohet, ka pësuar ndryshime dhe nuk është i njëjtë me ligjin e hartuar nga profesorët. Dekani i fakultetit të Arteve Dramatike, Besfort Idrizi në një prononcim për TV Shenja ka deklaruar se ligji është aq kompleks saqë nëse i njëjti miratohet pa përmirësimet e nevojshme, universitetet do të mundohen të gjëjnë mënyrë për tju shmangur implementimit.
Edhe pse thotë se nevoja për ligj të ri është imediate, Idrizi megjithatë thotë se propozim ligji si i tillë nuk është mirë të miratohet.
BESFORT IDRZI – DEKAN I FAKULTETIT TË ARTEVE
“Gjithë ata individ për të cilët e di se kanë qenë të kyçur në këtë proces, të gjithë ata flasin që gjatë përpilimit të ligjit dhe ai ligj përfundimtar që është përpiluar nuk është i njëjti me këtë propozim ligj që është publikuar. Kështu që në ndërkohë, dikund nëpër, nuk e di, ato procedurat deri sa ka dalë ligji në publik janë bërë një sërë ndryshimesh”.
Idrizi foli edhe për hapësirën ligjore që e krijon propozim ligji për mbylljen dhe fuzionimin e fakulteteve. Ai thotë se nuk janë saktësuar kriteret se kur një institucion I arsimit të lartë mund të mbyllet.
BESFORT IDRZI – DEKAN I FAKULTETIT TË ARTEVE
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës fut dorën direkt në funksionimin e arsimit të lartë dhe sigurisht me ndryshim të statutit të universiteteve dhe fakulteteve, nëse ministria ka të drejtë ta bëj këtë gjë, atëher sigurisht që do mund të ketë të drejtë edhe të fuzionojë fakultete edhe të mbyllë fakultete. Më poshtë në të njëjtin nen thuhet që mund të mbyllet një institucion i arsimit të lartë dhe tregon se sim und të mbyllet por nga ana tjetër nuk ka kritere të qarta për atë se kur një institucion I tillë do mund të mbyllet”.
Idrizi tha se disa rregulla të vendosura si kritere në këtë propozim ligj, si ai i “H Indeksit”, duhet të mos vlejnë për të gjithë profesorët sepse siç tha, profesorët e artit nuk kanë nevojë për një gjë të tillë sepse nuk merren me shkencë. Tha se e gabuar si rregull në këtë propozim ligj është edhe heqja e provimit pranues që ka qenë si regull në disa fakultete, sipas ligjit aktual.
Mevludin Imeri /SHENJA/

