(VIDEO) Promovohet libri “Argumente nga Bllaca 99”

(VIDEO) Promovohet libri “Argumente nga Bllaca 99”

Me rastin e 25 vjetorit të eksodit Bllaca-99, në Shkup, sot u bë promovimi i Librit “Argumente nga Bllaca 99”, nga autori Jahja Lluka nga Prishtina dhe bashkëautorit, Rexhep Memedit nga fshati Nigishtan i Shkupit. Në këtë libër me mbi 450 faqe, janë shkruar në hollësi përjetimet e qytetarëve të Kosovës , ku në vitin 1999 u dëbuan me dhunë nga forcat sërbe. Gra, fëmijë e pleqë, u detyruan t’i lënë vatrat e tyre dhe duke ecur me kilometra të gjata në këmbë u drejtuan për në Maqedoni, më saktëishtë në kufirin e Bllacës, ku aty së pari janë pritur jashtëzakonishtë mirë nga banorët e këtij fshati, e më pastaj nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë, të cilët e kishin hapur fillimishtë zemrën e më pastaj edhe shtëpitë e tyre.

Autori Jahja Lluka, duke folur se çfarë përmban libri, tha se çdo refim që është në libër është i konfirmuar, ndërsa në të ka edhe deklarata të ish ambasadorëve të UNCHR-së, të cilët kanë qen prezentë nëpër kapmet, ku janë strehuar refugjatët dhe poashtu edhe gazetarë të cilët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje.

JAHJA LLUKA,AUTOR I LIBRIT “ARGUMENTE NGA BLLACA 99”

Libri Bllaca 99 janë dëshmitë e njerëzve që kanë kaluar nëpër kampin e “vdekjes”, siç e quajë une, për arsye se shqiptarët të cilët janë deportu nga Kosova me dhunë, i kanë futur në një moçal, ku ska pasur asnjë kushtë, apo asnjë gjë për të mbijetuar dhe falë Zotit që aty ka qëllu Lepenci dhe falë Zotit, që shqiptarët e Maqedonisë vullnetarishtë kanë dalur, kanë ndihmuar, me të gjitha të mirat, për të mundur me mbijetu gjithë asaj katrahure që ju ka ndodhur”.

Autori tha se deri tani asnjë libër nuk është shitur, por të gjitha janë dhuruar falas.

JAHJA LLUKA,AUTOR I LIBRIT “ARGUMENTE NGA BLLACA 99”

Libri ka shumë përkrahje të mëdhe, është shpërndarë në të gjitha trojet shqiptare, deri më tani i kemi shpërndarë 600 libra, nuk e kemi shitur asnji me qëllim, të gjitha ja u kemi falur shkollave, bibliotekave edhe njerëzve që kanë ardhur në promovim, sepse promovimet i kemi mbajtur në shumë qytete të Kosovës, e kemi mbajtur në Strugë, tash në Shkup, ndërsa për festat e nëntorit do të jemi në Krajë të Ulqinit, por shpresojmë që në fund vit do të jemi edhe në Tiranë”.

Në këtë promovim fjalim mbajten edhe Prof.Dr, Qerim Lita dhe Prof.Dr, Parim Kosova, të cilët folën në detaje për librin, ndërsa interesimi ishte tejet i madh edhe nga shumë qytetar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING