(VIDEO) Prokuroria: Zhan Mitrev bën presion ndaj dëshmitarëve

(VIDEO) Prokuroria: Zhan Mitrev bën presion ndaj dëshmitarëve

Prokuroria Themelore Publike Shkup është në përfundim e sipër  të paraqitjes së provave në rastin e mashtrimit në klinikën private “Zhan Mitrev”, lidhur me hemoflitrtimin. Mirëpo, nga prokuroria kanë sqaruar se që nga filimi i procesit gjyqësor klinika përmes mediave në të cilat paraqitet si reklamuese, ka pasur përpjekje për të ushtruar presion ndaj dëshmitarëve dhe ndaj prokurorit publik me qëllim të diskreditimit të akuzës që mbështetet nga prova të forta.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

“Njoftimet e përmenduara nuk janë të besueshme, respektivisht nuk përputhen me rrjedhën reale të procesit gjyqësor dhe përmbajtjen e deklaratave të dhëna para gjykatës dhe disa nga dëshmitarët thonë se u shkaktojnë ankth dhe i ndjejnë si formë presioni”.

Aktakuza e paraqitur në këtë rastë, thonë nga Prokuroria, tashmë e ka kaluar kontrollin e parë të Gjykatës lidhur me cilësinë dhe pranueshmërin e provave të propozuara dhe është miratuar plotësisht nga gjyqtari që shqyrton akuzat.

Prokuroria Themelore Publike

“Në procedurat në vazhdim që ende nuk kanë përfunduar dhe kur dëshmitarët dhe viktimat janë ende duke u marrë në pyetje, është e rëndësishme që publiku të jetë objektivisht i informuar. Një pjesë e njoftimeve të tilla përmbajnë ofendime të drejtpërdrejta dhe tentativa për diskreditimin e prokurorit publik”.

Nga Prokuroria shtojnë se ata kanë besim të plotë se keqinterpretimi i qëllimshëm i deklaratave të dëshmitarëve dhe presionet e hapur publike në këtë rast nuk do të ndikojnë në rezultatin e procedurës dhe se gjykata do të marrë vendim meritor në bazë të provave të paraqitura. Seanca e rradhës gjyqësore për rastin “Zhan Mitrev” është caktuar për të hënën më 8 prill.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING