(VIDEO) Prokuroria po heton shkakun e zjarrit në fabrikën “Makprogress-Vinçini”

(VIDEO) Prokuroria po heton shkakun e zjarrit në fabrikën “Makprogress-Vinçini”

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka filluar hetimin e zjarrit që ndodhi në fabrikën e ëmbëlsirave dhe biskotave “Makprogress-Vinçini” në Vinicë. Siç njoftojnë nga Prokuroria, veprimet hetimore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, pasi në disa nga magazinat për lëndë të parë dhe produkte të gatshme ende ka vatra zjarri që digjen nën hije.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

Janë vendosur automjete të zjarrfikësve për të mbrojtur stacionin e gazit, i cili nuk është përfshirë nga zjarri. Gjatë ditës së nesërme, në vendin e ngjarjes do të thirret edhe një ekspert – inxhinier elektrik. Ndërkohë, janë siguruar inçizime nga kamerat e sigurisë dhe po ndërmerren veprime të tjera për hetimin e ngjarjes”.

Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen kanë dal me njoftime edhe nga drejtoria e fabrikës “Makprogress-Vinçini” në Vinicë. Ata falenderojnë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit dhe shtojnë se çmimet e produkteve të tyre do të mbeten të ulëta dhe të qasshme për konsumatorët.

DERETJORIA E MAKPROGRESS-VINÇINI

Së bashku me Odën Ekonomike dhe me të gjitha zinxhirët e shitjes me pakicë, do të bëjmë përpjekje maksimale që të vazhdojmë me angazhimin e punëtorëve dhe të ruajmë vendet e punës. Klientëve dhe konsumatorëve tanë u falënderohemi paraprakisht për të gjithë përkrahjen dhe solidaritetin”.

Nga drejtoria theksojnë se më e rëndsishmja është se nuk ka pasur viktima, pasi të gjithë punëtorët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, dhe gjithashtu nuk ka pasur humbje jete as nga ekipet zjarrfikëse, të cilët kanë luftuar me zjarrin gjatë gjithë natës.

Kujtojmë se zjarri në fabrikën e ëmbëlsirave dhe biskotave shpërtheu të premtën rreth orës 18:00, duke përfshirë magazina dhe kapacitete prodhuese. Përveç zjarrfikësve nga Vinica, në shuarjen e zjarrit u përfshinë edhe zjarrfikës nga disa komuna fqinje.

Janë lënduar 18 persona, prej të cilëve 13 janë shtruar në spital. Të gjithë ndodhen në gjendje stabile shëndetësore. Tetë persona, të punësuar në fabrikë, kanë marrë ndihmë mjekësore në Klinikën për Toksikologji në Shkup. Katër prej zjarrfikësve që morën pjesë në shuarjen e zjarrit janë pranuar në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, ndërsa një zjarrfikëse është shtruar në Spitalin Klinik në Shtip.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING