(VIDEO) Prokuroria ngriti aktakuzë kundër ish-drejtorit të geriatrisë

(VIDEO) Prokuroria ngriti aktakuzë kundër ish-drejtorit të geriatrisë

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup kundër dy personave për vepra penale që lidhen me korrupsionin, njoftojnë nga Prokuroria Publike. Bëhet fjalë për Muhsin Arifin, ish-drejtor i Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori”, i cili akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit dhe personi I dytë akuzohet për pranimin e shpërblimit për ndikim të paligjshëm.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

I akuzuari i parë, për shtrimin në spital të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore, kërkoi drejtpërdrejtë një përfitim më të madh financiar për veten e tij nga një dëshmitar, ofrues i mbështetjes së përjetshme të personit, me qëllim kryerjen e një veprimi që do të duhej ta kryente. I akuzuari i dytë e mori drejtpërdrejt një përfitim të tillë për të akuzuarin e parë me qëllim të shfrytëzimit të ndikimit të tij, për të ndërhyrë për të kryer veprimin që duhej të kryhej nga i akuzuari i parë”.

Prokuroria ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit të caktuar kundër dy të akuzuarve.

Përndryshe, dy të akuzuarit janë arrestuar më 8 prill për shkak të marrjes së ryshfetit për shërbime të cilat duhej t’i kryenin falas. Arifi mori ryshfet për të vendosur një person të sëmurë dhe të palëvizshëm në një institucion geriatrik. Me marrjen e një pjese të shumës së rënë dakord në shumën prej 20,000 eurosh, I akuzuari i dytë është kapur në vendngjarje nga policia. Arifi më parë ka qenë drejtor i Spitalit Psikiatrik në Shkup dhe është kuadër i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING