(VIDEO) Prokuroria: Masa më të ashpra ndaj shoferëve që bëjnë gabime të mëdha

Duke pasur parasysh të dhënat statistikore të MPB-së për shkak të kundërvajtjeve të shpeshta dhe veprave penale në sferën e komunikacionit, Prokuroria Themelore Publike i ka dhënë udhëzime MPB-së për trajtimin më efikas në situatat që kërcënojnë sigurinë në komunikacion, në të cilat kanë ndodhur pasoja që përmbajnë elemente të veprës penale, njoftojnë nga prokuroria themelore publike Shkup.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“Udhëzimet kërkojnë veprim të detyrueshëm emergjent në situatat kur, gjatë një aksidenti trafiku, shoferët konstatohet se drejtojnë një automjet pa patentë shoferi, kalimi në semafor të kuq, tejkalimi I shpejtësisë, vozitje në gjendje të dehur, vozitje r në drejtim të kundërt, si dhe kalimi i vizës së dyfishtë . Procedurë emergjente do të zbatohet edhe në rastet kur drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe nuk ka arritur t’u ofrojë ndihmë këmbësorëve të lënduar apo personave të tjerë”.
Nga prokuroria thonë se veprimi urgjent i shërbimeve policore në situata të tilla do t’i mundësojë prokurorit publik të vlerësojë nëse dhe me çfarë masash duhet të sigurohet kryrësi I veprës gjatë procedurës penale dhe t’i mbrojë qytetarët nga përsëritja e mundshme e veprimeve të tij.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/