(VIDEO) Prokuroria kërkon paraburgim shtëpiak për gjykatësin e dyshuar

(VIDEO) Prokuroria kërkon paraburgim shtëpiak për gjykatësin e dyshuar

Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgim shtëpiak, për gjykatësin e Apelit Gjoko Ristov, pasi dyshohet se ka fituar 350 000 euro me korrupsion. Përveç kësaj mase, Prokuroria propozon gjithashtu caktimi të masës së kujdesit, konfiskimi i përkohshëm i pasaportës ose ndonjë dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.

Prokuroria Themelore Publike

Sot, prokurori i lëndës e intervistoi gjykatësin e dyshuar dhe i paraqiti provat e mbledhura mbi të cilat bazohet dyshimi i arsyeshëm se ai ka kryer veprat për të cilat ngarkohet”.

Nga Prokuroria shtojnë se duke vlerësuar kushtet objektive që duhet të plotësohen për caktimin për sigurimin e pranisë, si dhe kushtet subjektive që e justifikojnë atë, prokurori i lëndës i dorëzoi gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozimin që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Nga Gjykata Penale Shkup kanë konfirmuar se e kanë pranuar propozimin e Prokurorisë me të cilën kërkohet që gjykatësit të dyshuar t’i caktohet masa e paraburgimit shtëpiak dhe masat e kujdesit.

Gjykata Penale Shkup

Propozimi i është caktuar një gjyqtari në procedurën paraprake i cili menjëherë i ka paraqitur njoftim Këshillit Gjyqësor kompetent, nga i cili pritet një përgjigje, pas së cilës gjyqtari do të vazhdojë me procedurën”.

Gjyqtarët gëzojnë imunitet në kryerjen e detyrave të tyre gjyqësore. Sipas Ligjit për Gjykatat, një gjyqtar nuk mund të arrestohet pa miratimin e Këshillit Gjyqësor, përveç nëse kapet duke kryer një vepër penale të dënueshme me burgim për një afat prej pesë vjetësh.

Sipas nenit 104 të Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor, Këshilli, me të paktën shtatë vota nga numri i përgjithshëm i anëtarëve me të drejtë vote, jep pëlqimin e tij për kërkesën për miratimin e arrestimit të një gjyqtari dhe i heq imunitetin.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING