(VIDEO) Prokuroria kërkoi që Merko të shpallet fajtor

(VIDEO) Prokuroria kërkoi që Merko të shpallet fajtor

Vendimi gjyqësor për kryetarin e Strugës Ramiz Merkon që ka të bëjë me emërimin e paligjshëm të shkollave, pritet të shqiptohet të premten. Ndërkohë sot palët i thanë fjalët përfundimtare. Prokurorja e lëndës kërkoi që Merko të shpallet fajtor sepse në cilësinë e kryetarit të komunës, në disa raste ka emëruar drejtorë të shkollave fillore në kundrshtim me ligjin, duke emëruar persona që nuk i kanë plotësuar kushtet për atë pozicion, pa procedurë ligjore dhe pa shpallur thirje publike. Me këtë ju ka shkaktuar shkollave dëme financiare. Bëhet fjalë për shkollat e Labënishtit, Radozhdë dhe Podgorcës.

MARKETING

Kurse avokati i Merkos Igor Petkovski kërkon lirimin e plotë nga akuza.Sipas tij, fakti që nuk ka prova se në atë periudhë ministri i Arsimit dhe Shkencës ka bërë shkelje të rregulloreve ligjore duke emëruar ushtrues detyre drejtor nga të punësuarit e shkollës,  aktakuza sipas tij është padrejtë dhe jo të plotë. Ai shton se gjatë mandatit sa ka qenë Merko kryertar i Strugës, asnjëherë nuk i janë marë ingerencat nga Ministria e Arsimit.

Paraprakisht, në deklaratën e dhënë para gjykate, Ramiz Merko kërkoi që “fajin” ta ndante me ministrin e atëhershëm të Arsimit Jeton Shaqirin. Shaqiri tha ai, ishte në dijeni të situatës.  Merko shtoi se në shumë raste, vetë ministri Shaqiri kishte propozuar personat që më pas u emëruan, dhe se drejtorët e rinj kishin thënë se nuk ishin takuar me Merkon, por ishin caktuar nga ministria.

Më herët, Merko u lirua nga akuza në rastin e blerjes së veturës lukzoze në vlerë prej 67.000 euro, pasi që gjykata tha se nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se Merko ka pasur për qëllim keqpërdorimin e detyrës së tij zyrtare.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING