(VIDEO) Prokuroria: Institucionet financiare të raportojnë për paratë e nipit të Ali Ahmetit

(VIDEO) Prokuroria: Institucionet financiare të raportojnë për paratë e nipit të Ali Ahmetit

Prokuroria Publike u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të kontrollojnë dhe të raportojnë për financat e nipit të  Ali Ahmetit, Drin Ahmetin, i cili u bë pronar i 39 %  të aksioneve të qendrës së biznesit “Soravia”.

PROKURORIA PUBLIKE

“Prokuroria Publike po ndjek informacionet. Nëse organet përgjegjëse për zbulimin e krimeve dhe kontrollin e flukseve financiare (Departamenti i Policisë Financiare, Njësia e Hetimeve Financiare në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Departamenti i të Ardhurave Publike etj.) veprojnë dhe paraqesin njoftim ose raport, prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj ligjore”.

Ndërkaq Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, vlerëson se ka mundësi që të hapet procedurë për kontrollimin e rrjedhave financiare rreth shitjes së objektit afarist “Soravia”. Këto janë të dhëna dhe informacione që ofrojnë mundësinë për të hapur një procedurë inspektimi, theksoi Spasovski.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Këto janë të dhëna dhe informacione që ofrojnë mundësinë për të hapur një procedurë inspektimi, në radhë të parë flukset financiare, dhe sigurisht Prokuroria Publike do të mund të hapë një hetim dhe mbi bazën e tyre të ngarkojë institucionet përkatëse ligjzbatuese dhe të kontrollojë të gjitha faktet dhe argumentet”

Ditë më parë VMRO DPMNE akuzoi se biznesmeni 24 vjeçar, Drin Ahmeti nipi i Ali Ahmetit në mënyrë korruptive ka mare përqindje në objektin afarist “Soravia”. Ndërkaq Drin Ahmeti, dje në një konferencë për media tha se nuk ka shpenzuar asnjë mjet financiar për këto aksione por do ti posedojë vetëm për shkak të frymës sipërmarëse.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING