(VIDEO) Prokuroria ankimoi vendimin e gjykatës për mos caktimin e paraburgimit për Nezirin

(VIDEO) Prokuroria ankimoi vendimin e gjykatës për mos caktimin e paraburgimit për Nezirin

Prokuroria  e ankimoi  vendimin e gjykatësit përgjegjës të Gjykatës Themelore Penale – Shkupi 1, me të cilin u refuzua kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit për veprën penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” dhe u caktoi vetëm masë kujdesi.

Në mesin e këtyre personave është edhe Bekim Neziri, ish-ministër, këshilltar aktual i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i BDI-së në Çair. Sipas vendimit të gjykatësit, katër të dyshuarit do të mbeten pa pasaporta, do të duhet të paraqiten në gjykatë, nuk mund të largohen nga Shkupi apo vendbanimi i tyre dhe nuk mund të komunikojnë me viktimën të cilën e kanë sulmuar. Në njoftimin e gjykatës thuhet se atyre iu është ndaluar hyrja në M-NAV ku ata kryen sulmin përsderisa kontrollorët e trafikut ajror po ndiqnin 28 fluturime avionësh në qiell mbi Maqedoninë e Veriut.

VMRO-DPMNE vlerëson se ndërhyrja në M-NAV është  rrezik për trafikun ajror ndërkombëtar. Ato e akuzojnë LSDM-në dhe BDI –në për heshtje dhe mosveprim ndaj skandalit.  Ata akuzojnë se sulmi në objektin kritik nuk është thjesht një “zënkë mes punëtorëve”, siç ka tentuar të përshkruhet nga autoritetet, por një vepër penale me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

VMRO-DPMNE

“Ta rikujtojmë Qeverinë. Së pari, objekti i Navigacionit Maqedonas është objekt infrastrukturor kritik, me rëndësi të jashtëzakonshme për funksionimin e shtetit, si dhe për sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar. Së dyti, hyrja në një objekt të tillë është një skandal i sigurisë ndërkombëtare.

Sipas opozitares VMRO kjo ngjarje tregon një fytyrë false proevropiane të qeverisë aktuale. Ndaj skandalit në M-NAV reaguan edhe partitë e tjera politike. Që të gjitha kërkojnë zbardhjen e plotë trë rastit.

Përplasjet në M-NAV filluan në dhjetor 2023, kur sindikata akuzoi menaxhmentin për punësime partiake. Shpalljet, siç deklaruan nga Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, janë joligjore, ndërsa personat që punësohen janë të përzgjedhur paraprakisht nga partitë politike. Ata disa herë kërkuan tërheqjen e shpalljeve.  Sindikata ka kërcënuar se do të nisë grevën më 10 janar nëse nuk shkarkohet menaxhmenti I M-NAV, siç ka paralajmëruar qeveria. /SHENJA/

MARKETING