(VIDEO) Prokurori Bubevski do ta padisë avokaten Kadriu
Prokurori Publik dhe kreu i deritanishëm i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, Gavril Bubevski, ka hedhur poshtë si të pavërteta dhe shpifëse akuzat e bëra nga avokatja Lejla Kadriu, për disa situata që ajo i ka përmendur se kanë ndodhur gjatë kohës së Prokurorisë Speciale Publike, ku Bubevski ishte prokuror i PSP-së, në të cilin institucion kishte punuar edhe Kadriu. Në letrën publike dërguar mediave, nga avokatja Kadriu, Bubevski thotë se pret që ajo të kërkoj falje, në të kundërt paralajmëron padi ndaj saj.
Gavrill Bubecski, prokuror publik
“Nëse nuk marr kërkim falje sipas afatit të përcaktuar ligjor, do të paraqes padi qytetare për shpifje dhe se në gjyq do të vërtetohet se gjithçka që është thënë është absolutisht e pavërtetë”.
Për pohimet e avokates Kadriu ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Ka thënë se ish PSP-ja duket se ka qenë më shumë shtab i LSDM-së.
VMRO-DPMNE
“LSDM, Zaev dhe Spasovski, përmes Katica Janevas, kanë kontrolluar se cilat lëndë i ka punuar PSP, cili prokuror do t’i udhëheq ato lëndë dhe cilët persona do të jenë të përfshirë. Prokurorë të tillë si Lence Ristoska, Gavril Bubevski, Fatime Fetai dhe Lile Stefanovska i kanë punuar këto lëndë, ndërsa Janeva ka luajtur rolin e koordinatores, pasi asaj i mungonte ekspertiza në materie”.
Fushata kundër PSP-së thotë LSDM, don të thotë kthim të Nikolla Gruevskit.
Bogdanka Kuzeska,zëdhënëse e LSDM-së
“Është duke u zhvilluar një operacion kordinues politik, qëllimi i së cilit është kthimi i Nikolla Gruevskit. Në vend të Idrizovës, VMRO po ja përgatit kthimin atij në Pallatin e Bardhë. Kështu duken ‘reformat’ e VMRO-së”.
Në një emision televiziv Kadriu ka thënë se përfaqësues të ushëheqësis së atëhershme të LSDM-së kanë ardhur shpesh në zyrat e PSP-së. Ajo drejtuar prokurorëve Gavrill Bubevski, Fatime Fetai, Lençe Ristoska dhe Lile Stefanova, siç i ka quatjur si bashkëpunëtorë të ngushtë të prokurores Katica Jeneva ka thënë se fjala e tyre është dëgjuar gjithmonë. Posaqërisht për Bubevskin ka thënë se ai i ka përdorur 4 telefona dhe shpesh i ka pasur në mbledhjet e tyre, ndërsa të tjerët e kishin të ndaluar. Ndërsa për buxhetin e PSP-së Kadriu ka thënë se një pjesë e saj është përdorur për të paguar fëmijët e politikanëve.
Gavrill Bubevski ka qenë njëri ndër prokurorët e ish Prokurorisë Speciale Publike. E më vonë u bë shef i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit.
Lejla Kadriu ka qenë gjithashtu prokuore në PSP por nga atje ishte larguar shumë shpejtë dhe më pas ka punuar si prokurore në Prokurorinë Themlore të Tetovës.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

