(VIDEO) Prokurorët do të hetojnë rastin e mbylljes së sallave të kirurgjisë në Qendrën Klinike

(VIDEO) Prokurorët do të hetojnë rastin e mbylljes së sallave të kirurgjisë në Qendrën Klinike

Prokuroria do të hetojë nëse ka vepër penale në mosfunksionimin e sallave të kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”. Sipas informacioneve fillestare që u publikuan javën e kaluar, një pjesë e arsyeve pse sallat nuk funksionojnë janë erërat e pakëndshme që përhapen në sistemin e ventilimit, si dhe problemi me furnizimin me oksigjen.

“Do të ndërmerren veprime për të verifikuar nëse në këtë ngjarje ka elemente të veprës penale”, njoftoi prokuroria.

Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar njoftim Prokurorisë për sallat e mbyllura të kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, e cili është pranuar dhe shpërndarë në prokurori.

Prokuroria Publike thekson se vepron dhe ndjek penalisht vetëm nëse ka vepër penale.

Ndërsa, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, në një konferencë për media ka reaguar për kushtet e qendrës klinike i cili tha se gjatë gjithë javës, që nga e shtuna e kaluar, problemi me sistemin, dmth me tubacionin e oksigjenit në sallat e operacionit, ka vazhduar gjatë gjithë javës, dhe se nuk është bërë asnjë ekzaminim se çfarë është, çfarë erë ka, a është i ndotur, a ka vërtet dioksid karboni dhe se ndërkohë, duke nënshkruar një pëlqim personal, njerëzit operohen me rrezikun e tyre.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/        

MARKETING