(VIDEO) Projekti i korridorit 8, LSDM: Marrëveshjen që sot e quan historike, Mickoski dikur e quante të kriminalizuar

(VIDEO) Projekti i korridorit 8, LSDM: Marrëveshjen që sot e quan historike, Mickoski dikur e quante të kriminalizuar

Qeveria e vendosi gurthemelin e autostradës Tetovë – Gostivar, ndërsa LSDM e akuzon VMRO-në për hipokrizi pasi thotë se ky projekt ka qenë i LSDM-së, të cilin VMRO e ka quajtur “krim historik”. Thonë se puna përgatitore, përfshirë studimet gjeomekanike, projektimi, miratimi i projektit të infrastrukturës dhe sigurimi i një plani financiar për këtë aks prej 17 kilometrash, filloi pikërisht gjatë kohës së qeverisë së mëparshme të LSDM-së.

LSDM

Pikërisht projektin e ‘Behtel dhe Enka’ të cilin ata me muaj e kanë denigruar, bllokuar dhe e kanë quajtur ‘krim historik’, sot po e promovojnë me krenari. Nëse është ‘krim historik’, a don të thotë kjo se VMRO-DPMNE po hynë në krim. Një gjë është e qartë, hipokrizia e DPMNE –së nuk ka kufij, por të paktën është mirë që po vazhdon realizimi i një projekti startegjik të LSDM-së”.

Sipas LSDM-së ky aks rrugor është pjesë e 110 kilometrash që përfshinë marrëveshjen strategjike me Behtel dhe Enka për të cilin VMRO-DPMNE thoshte se është i kriminalizuar.

Kjo rrugë shtojnë ata me gjerësi prej 17 metrash, LSDM e parashikoi dhe filloi realizimin e një segmenti modern autostradash me gjerësi 27 metra – një përparim i vërtetë infrastrukturor.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING