(VIDEO) Programi “Shkolla e Matematikës”, shkolla e parë virtuale në Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) Programi “Shkolla e Matematikës”, shkolla e parë virtuale në Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të programit Shkolla e Matematikës, shkolla e parë virtuale në Maqedoninë e Veriut, Vlora Ademi, themeluese e Digitime, theksoi fillimin e idesë së këtij programi. Ajo theksoi se vizioni i saj ishte të krijojë një hapësirë ku të rinjtë mund të zhvillojnë potencialet e tyre dhe të hapin horizonte të reja përmes edukimit në matematikë dhe në shkencë.

Vlora Ademi, themeluese e Digitime

“Kjo iniciativë lindi nga pasioni I thellë për t’u dhënë zë talenteve tanë dhepër t’i drejtuar ata në një të ardhme të shkëlqyer. Kemi pa se edukimi në fushën e matematikës është një katalizator I vetëm për zhvillimin individual shoqëror poashtu ekonomik, ne duam të fuqizojmë dhe të krijojmë një brez të ri liderësh dhe inovatorësh të cilët jo vetëm do të sfidojnë teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe jo vetëm si përdorues I teknologjisë por edhe si zhvillues të teknologjisë dhe të cilën mund ta përfaqësojnë Maqedoninë jo vetëm në vendin tone por edhe jasht”.

Siç theksoi ajo, krijimi i kësaj shkolle është si rezultat I nevojës që ata panë në tregun tonë pasi që shumë pak shqipëtarë përfaqësojnë këto lloj gara.  Poashtu ajo shprehi mirënjohje edhe për partnerët që e mbështetën realizimin e këtij programi, Univerzitetin e Evropës Juglindore, Fondacioni Metamorfozis, Fondacioni Albiz dhe kompaninë Fluid që siç tha ajo, falë tyre ky projekt ariti të bëhet realitet.

Sinkron: Vlora Ademi, themeluese e digitime

“Univerziteti i Evropës Juglindore hapi dyert për të shfrytëzuar, ky lloj programi ishte në mënyrë hibride dhe ca sesione kanë qenë të mbajtura me presence fizike nëkëtë objekt ndersa fondacioni Albiz ishte ndër të parët që besoi në këtë iniciativë dhe shpërblyen me 20 bursa për studentët më të mirë, ndërsa metamorfozis ofroi dhuratat që do të pasojnë për fëmijët që rezultuanme çmimet e para”.

BLERTA ABAZI ÇAUSHI, UEJL 

“Me Digittime-in nuk e patëm të vështirë bashkëpunimin, të ofrojmë premisat e UEJL-it në mënyrë që këtyre të rinj të dalluar të mund të ndjekin orët me prezencë fizike. Gjithmonë si universitet do të përkrahim secilën iniciativë që ka për qëllim përmirësimin e investimeve që prindërit i realizojnë tek fëmijët e tyre”

“Ne jemi me ju së bashku që të iu mbështesim në rugetimin identifikimin krijimin e mundësive për talentët e rinj dhe ky është një hap shumë I rëndësishëm”, u shpreh drejtori i fondacionit Albiz.

BESIR DERNJANI, DREJTOR EKZEKUTIV I FONDACIONIT “ALBIZ”

“Më kujtohet shumë mirë momenti kur jemi ulë me kemi bisedu me Vlorën. Ka qenë nj moment ku Vlora me pasion na e tregojke idenë që sot ne e shohim më realitet”!

Ndërsa, përfaqësuesi i fondacionit “Metamorfis” u shpreh se misioni tyre ka qenë të krijojnë një shoqëri të bazuar në njohuri dhe se sipas tij nuk ka asgjë më të mirë se kjo nismë.

BARDHYL JASHARI, DREJTOR I FONDACIONIT “METAMORFIS”

“Ende më interesant e bën këtë ngjarje fakti që bëhet fjalë për shkollën e matematikës, e cila është një lëndë shumë komplekse e vështirë, mirëpo është lëndë që shpesh e quajmë gjuha e universit, gjuha e natyrës”

Ky program përfundoi me një ceremoni përfundimtare nga ku u bë ndarja e certifikatave dhe dhuratave për fëmijët.

Anida Murati /SHENJA/

 

 

MARKETING