(VIDEO) Profesor Nasir Selimi: Rritja e shportës së konsumit varfëron qytetarët

(VIDEO) Profesor Nasir Selimi: Rritja e shportës së konsumit varfëron qytetarët

Rritja e vazhdueshme e shportës minimale dhe në anën tjetër ulja e pagës mesatare janë shqetusese për qytetarët, pasi kjo nënkupton se punëtori varfërohet dhe fuqia blerëse ulet. Kështu ka deklaruar për Televizionin Shenja, profesori universitar, Nasir Selimi, i cili thekson se në këtë mënyrë standardi jetësor rritet mjaftueshëm. Sipas tij, mos-harmonizimin mes pagës mesatare dhe shportës minale, më së shumti e pësojnë qytetarët.

NASIR SELIMI, PROFESOR UNIVERSITAR

Absulutishtë qytetarët në këtë rastë e pësojnë më së shumti, për shkak të se siç thash edhe pak më parë, këto kanë fuqi blerëse më të vogël, që nënkupton edhe varfërimin e popullatës. Kjo me të vërtet është një tregues që neve mundë të na sinjalizon se varfëria veç se gjithnjë e më tepër rritet”.

Këto të dhëna Selimi thotë se janë jo të zakonshme, pasi siç tha, kur rriten shpenzimet e shportës minimale gjithmonë ka tendecë edhe të rritjes edhe të pagës mesatare.

NASIR SELIMI, PROFESOR UNIVERSITAR

Nëse shohim treguesin makroekonomik d.m.th pagën mesatare për një punëtor, do të shohim se kemi rënie, gjë që nuk është e zakonshme. Zakonisht ky tregues gjithmonë ka tendecë të rritjes, mirëpo ja muajin e fundit ndodhet që edhe ky tregues të ketë rënie. Kjo na bënë me dije se një punëtor me pagën mesatare, e cila është 40 mijë denarë, d.m.th ka rënie nga muaji paraprak, na flet se punëtori varfërohet”.

Kujtojmë se sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shpenzimet minimale për një familje katër-anëtarëshe në shtator arrijnë në 61.306 denarë, një rritje prej 107 denarësh krahasuar me muajin gusht kur shpenzimet ishin 61.199 denarë. Ndërkaq, sipas Entit Shtetëror i Statistikave, paga mesatare në disa sektorë është ulur për disa denarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING