(VIDEO) Pritet formimi i policisë komunale, e cila do të jetë në gjah për prishësit e mjedisit

(VIDEO) Pritet formimi i policisë komunale, e cila do të jetë në gjah për prishësit e mjedisit

Maqedonia e Veriut në të ardhmen do të ketë polici komunale. Të paktën kështu paralajmëroi kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Orce Gjorgjievski, në mënyrë që të përmirësohet pamja e lagjeve, vendbanimeve dhe komunave. Gjorgjievski tha se për këtë janë në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Gjorgjievski thotë se gjithashtu kanë kërkuar që të rritet çmimi i gjobave, posaçërisht për shkeljet që bëhen për deponitë e egra.

MARKETING

Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së

Kemi inicuar edhe ndryshim në gjoba, që për momentin janë minimale, janë nga 50 deri 200 euro, ne kërkojmë globa maksimale, posaçërisht për deponitë e egra, të jetë nga 4000 deri 6000 euro dhe të ketë mundësi që shërbimet e komunës ta konfiskojnë automjetin, që më pas t’i dorëzohet MPB-së”.

Në mbledhjen e kryetarëve të komunave të Shkupit, kryetari i Çairit Visar Ganiu u pyet për bulevardin “Nikolla Karev”, e njohur si “Rruga e Plastikave, e cila është shumë problematike dhe jo rrall ndodhin aksidente.

Visar Ganiu, kryetar i Çairit

Ju e dini që ai bulevard menaxhohet nga Qyteti i Shkupit, ne kemi kërkuar disa herë, mirëpo nuk ka përgjigje të saktë prej anës së tyre, gjithashtu te bulevardi ‘Hristijan Todorovski Karposh’ ka shpesh ndodhi të tilla, kemi kërkuar, kemi intervenuar, me ish-kryetarin arritëm t’i vendosim sinjalizimet dhe semaforët, që asnjëherë nuk u vendosën në funksion”.

Ata thanë se si kryetar komunësh ka tre vite që nuk kanë pasur asnjë takim dhe asnjë kontakt me kryetaren e Qytetit të Shkupit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING