(VIDEO) Prindërit: Mos bëni politikë me nxënësit e Vizbegut, hapeni shkollën!

Edhe pse kanë përfunduar punimet në shkollën e shumë pritur nga fëmijët që jetojnë në lagjen Vizbeg të komunës së Butelit, ende nuk ka rënë zilja e parë për nxënësit e kësaj ane. Zv/ kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi së bashku me sekretarën shtetërore në Ministrisë së Arsimit, Biljana Kazangjiska, sot kanë kryer inspektim në këtë shkollë për të parë ndërtimin siç e quajtën ata moderne që do të ofron mësim cilësor për nxënësit. Bytyqi tha se ndërtimi i kësaj shkolle është mundësuar nga qeveria dhe ka kapacitet për 1000 nxënës.
MARKETING
FATMIR BYTYQI,ZV.KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE 00:26 0005
“Kjo shkollë u bë e mundur me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës pas disa viteve, me një financim prej 110 milion denarë. Është një shkollë moderne e cila garanton që të gjithë fëmijët që gravitojnë në komunën Butel, Çair dhe në komunën e Shuto Orizarës, diku rreth 1000 nxënës do të kenë kushte më moderne të mësimit dhe krijimit të aftësive të reja, që do të jenë bazë për të rinjët e këtij rajoni”.
Sekretarja shtetërore në Ministrisë së Arsimit, Biljana Kazangjiska, njoftoi se çka posedon kjo shkollë për nxënësit të cilët do të fillojnë të mësojnë në këtë shkollë.
BILJANA KAZANGJISKA,SEKRETARE SHTETËRORE NË MINISTRIN E ARSIMIT
“Shkolla ka 20 klasa, kabinete për shkenca natyrore dhe shoqëri, kabinet për muzik, kabinet për art figurativ, ashensorë për personat me nevoja të veçanta, bibliotek dhe gjithçka çka është e nevojshme për një shkollë moderne. Kapacitete është për 1000 nxënës, që d.m.th dy ndrrime nga 500 nxënës”.
Zyrtarët shtetërore tani më fajin e hedhin tek kryetari i komunës së Butelit, i cili sipas tyre, po e neglizhon punën dhe nuk ka emëruar ende drejtorë dhe stafin administrativ që të fillojë shkolla të punon. Ndërkaq, një banor i cili jetonte aty afër për Televizionin Shenja sqaroi për sakrificat që i bëjnë ata si prindër, për ti dërguar fëmijët në shkollë. Ai u bënë apel që sa më shpejtë kjo shkollë ti hap dyertë për nxënësit dhe mos të bëhet siç tha ai, politik me fëmijët e Vizbegut.
QYTETAR
“Kërkesa jonë është siç e shihni edhe vet, shkolla është krejt gati. Erdh ministri këtu tha se 10 muaj do të hapet shkolla, se kishte edhe pak punë, tash siç e shihni edhe vet shkolla është krejt gati, shkolla nuk është ka hapet, janë duke luajtur me fëmijët ton për pikë politike. Ju kisha bërë një kërkesë, të paktën fëmijët mos të na i përdorin për pikë politike. Çdo ditë ne fëmijët duhet ti dërgojmë me veturat tona personale nëpër shkollat, 7 Marsi dhe shkolla tjera”.
Ai thotë se shumica e prindërve duhet të dalin nga puna e tyre, që ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Kërsat e tyre janë të qarta, mos të bëhet politike, por kjo shkollë sa më shpejtë ti hap dyertë për fëmijët.
Samir Mustafa /SHENJA/