(VIDEO) Prifti bekoi makinat e policisë, BDI kërkoi përgjegjësi

(VIDEO) Prifti bekoi makinat e policisë, BDI kërkoi përgjegjësi

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj ritit fetar që kryen një prift mbi makinat e policisë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.  “Kjo nuk është “traditë”. Kjo është shkelje e hapur e parimit të shtetit sekular”, thuhet në reagimin e partisë. BDI thekson se një veprim i tillë është plotësisht i papranueshëm në një shtet që me Kushtetutë është sekular dhe me realitet multietnik e multikonfesional.  Nga partia theksojnë se Policia e RMV-së nuk i përket asnjë feje dhe nuk guxon të krijojë perceptimin se ekziston fe dominante apo “fe zyrtare” brenda institucioneve të shtetit.

BDI

“Kur hapësirat dhe mjetet shtetërore përdoren për rituale të vetëm një konfesioni, mesazhi për të tjerët është përjashtues dhe i rrezikshëm: se institucionet publike identifikohen me një religjion, duke nënvlerësuar dhe përjashtuar të tjerët. Kjo nuk është simbolikë e pafajshme, kjo është institucionalizim i fesë dhe shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës”.

BDI vklerëson se është veçanërisht ofenduese që këto automjete janë blerë me paratë e të gjithë taksapaguesve dhe do të përdoren nga pjesëtarë të policisë të besimeve të ndryshme dhe se askush nuk ka të drejtë t’i “shënojë” institucionet publike me simbolikë të një besimi të vetëm.

 BDI

“Shteti ruhet nga ligji dhe Kushtetuta, jo nga uji i bekuar i priftit. Pikërisht për këtë arsye, shteti sekular nuk funksionon me  ‘tradita’, por me barazi dhe neutralitet institucional”.

BDI kërkon sqarim të menjëhershëm publik se kush e ka autorizuar këtë veprim, mbi çfarë baze ligjore dhe me çfarë qëllimi dhe  prgjegjësi institucionale për çdo zyrtar që ka lejuar ose nuk ka parandaluar përdorimin e hapësirave dhe mjeteve shtetërore për rituale fetare.

BDI i bën thirrje edhe VLEN-it që, siç thonë ata, në vend të zhurmës me statuse në rrjete sociale dhe deklarata për media, le ta dëshmojnë kapacitetin me veprime konkrete dhe parandalim të praktikave diskriminuese.

Sipas fotografive të publikuara, automjetet që spërkaten nga prifti janë pjesë e 120 automjeteve të reja zyrtare të MPB-së, të promovuara më 26 dhjetor të vitit të klaluar.

/SHENJA/

MARKETING