(VIDEO) Presidentja e Komisionit Europian të mërkurën në Shkup

Pas një pauze të vizitave nga përfaqësues të vendeve evropiane dhe institucioneve të fuqishme ndërkombëtare, periudhën e fundit, Maqedonia e Veriut sërisht është vendosur në agjendën e ndërkombtarëve.
Javës që vjen vendin do ta vizitoj, presidentja e Komisionit Evropiane Ursulla Von der Lajen, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.
Ndalesa e saj në Shkup do të jetë të mërkurën, ndërsa paraprakisht ajo do të vizitoj edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën.
Delegeacioni i BE-së në Shkup
“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor të dielën. Ky do të jetë rasti për të përsëritur mbështetjen e BE-së për rrugën e anëtarësimit të rajonit në BE dhe aksesin gradual në Tregun e Përbashkët, si dhe për të diskutuar Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027”.
Në Shkup, ajo pritet të zhvilloj disa takime edhe atë, me kryeministrin Hristijan Mickoskin, presidenten Gordana Siljanovska Davkova, kryeparlamentarin Afrim Gashin.
Vendi ynë ka ngecur në rrugën eurointegruese, përshkak të kushtëzimeve nga Bullgaria fqinje që vendi ynë të realizoj ndryshimet kushtetuese, në të cilat duhet të vendoset bullgarët në Kushtetutën e vendit. Kryeministri Hristijan Mickoski është zotuar se pas Vitit të Ri, do të shtoj përpjekjet për të zhbllokuar rrugën eurointeguese të vendit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/