(VIDEO) Popoviq: Elitat politike në Ballkan pengojnë reformat evropiane
Një pjesë e rajonit po udhëton drejt Bashkimit Evropian, ndërsa një pjesë jo dhe kjo është qartë e dukshme në konkluzionet e shoqërisë civile, deklaroi Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci gjatë hapën sot debatit të sotëm në Kuvend me temë: “Agjenda Reformuese dhe Procesi i Berlinit përmes prizmit të integrimit evropian: roli i Parlamentit në zbatimin e prioriteteve rajonale”. Popoviq tha se, sundimi i së drejtës është kyç për përfitime funksionale nga Procesi i Berlinit ndërkaq shtoi se, rekomandimet dhe konkluzionet që vijnë nga Forumi i shoqërisë civile këtë vit, janë relativisht pesimiste dhe kjo nuk është befasi. Sipas tij, politikanët në Ballkanin Perëndimor janë ndër faktorët kryesor të ngecjes së eurointegrimeve.
Misha Popoviq, Instituti për Demokraci
“Elitat politike të Ballkanit Perëndimor edhe më tej e dobësojnë sundimin e së drejtës dhe pengojnë reformat përmes regresit demokratik, kapjen e shteteve dhe shmangien e llogaridhënies politike. Sulmet kibernetike dhe lajmet e rreme rriten shpejtë derisa qeveritë reagojnë ngadalë, në mënyrë jo adekuate dhe pa strategji të qartë për mbrojtjen e demokracisë. Autoritetet ende nuk ndërmarrin mjaftueshëm hapa konkret për avancimin e pajtimit dhe ballafaqimit me të kaluarë edhe pse këto procese janë kyçe për paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajon”.
Deputetja e Frontit Evropian, Diana Toska tha se, Roli i parlamentit është urë mes politikave dhe qytetarëve dhe porositi se reformat të mos ngecin vetëm në letër por të realizohen edhe në praktikë.
Dijana Toska, Deputete e FE-së
“Rruga drejt bashkimit evropian nuk realizohet vetëm përmes nismave të thjeshta. Rruga drejt BE-së hyn në çdo institucion, çdo ligj, çdo procedurë dhe çdo politikë që ne zbatojmë në vend. Prandaj, agjenda reformuese dhe plani i BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor përbën një detyrim të dyfishtë, por edhe një mundësi të dyfishtë. Nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje financiare apo për kushte që duhet t’i përmbushim, bëhet fjalë për krijimin e një shteti ligjor funksional, një klimë më të mirë biznesi, me shumë transparencë, institucione më efikase dhe luftë të forcuar kundër korrupsionit. Kjo është baza e zhvillimit dhe stabilitetit” .
Ndërsaq, zëvendësministrja e Çështjeve Evropiane, Viktorija Trajov, theksoi se lista e detyrave që duhet të realizojë vendi është i gjatë, por kjo nuk duhet të na dekurajojë. Lidhur me proceset e reformave ajo tha se, në fokus të Ministrisë mbeten reformat në administratën publike, energjetikën, digjitalizimi dhe sundimin e së drejtës.
Viktorija Trajov, zëvendësministre për Çështje Evropiane
“Eurointegrime për ne nënkuptojnë progres, jetë më të mirë, vlera evropiane dhe për këtë flasim çdo ditë për to. Pavarësisht se nga cili entitet politik vijmë, në fund të ditës të gjithë kemi një qëllim të përbashkët se përcaktimi i dytë strategjik i këtij shteti duhet të jetë anëtarësimi jonë në Bashkimin Evropian, në të cilën duhet të punojmë bashkërisht.
Kujtojmë se, Procesi i Berlinit ka filluar që nga viti 2014, me qëllim krijimin e kuadrit të fortë për bashkëpunim të zgjeruar midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian dhe përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE.
Teuta Buçi /SHENJA/

