(VIDEO) Politikanët përkujtojnë masakrën e Lubotenit

(VIDEO) Politikanët përkujtojnë masakrën e Lubotenit

Liderët e partive shqiptare kanë përkujtuar masakrën e Lubotenit, ku 24 vjet më herët, nga sulmet e forcave të policisë maqedonase humben jetën 10 civilë, ndërsa 14 shtëpi o dogjën.

Krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kreu i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi dhe zv/kryeministri, Arben Fetai, sot bënë homazhe tek varezat e dëshmorëve në Luboten.

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, në një postim në rrjetin social Facebook, thotë se 12 gushti i vitit 2001 është data e dhimbjes shqiptare.

ZEQIRJA IBRAHIMI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

Sot bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve, duke përkujtuar ngjarjen tragjike të 12 gushtit të vitit 2001 kur ndodhi Masakra e Lubotenit.12 gushti i vitit 2001 është data e dhimbjes shqiptare! Humbi jeta e 10 civilëve të Lubotenit në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Sot lexuam një Fatiha për shpirtin e dëshmorëve, duke e lutur Zotin që ngjarje të këtilla të dhimbshme të mos përsëriten kurrë”.

Masakrën e Lubotenit, e ka përkujtuar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili thekson se kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

Luboteni, 12 gusht 2001, një ditë që nuk shuhet kurrë nga kujtesa jonë kombëtare. Forcat paramilitare vranë mizorisht 10 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 6 vjeç. Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Epilogu i saj është vula e luftës së pastër të UÇK-së. Sot, 24 vite më pas, kujtojmë me nderim dëshmorët dhe viktimat e pafajshme, dhe ripërtërijmë zotimin tonë: pa kompromis do të vazhdojmë misionin për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik të vendit.

Masakrën e Lubotenit e kanë përkujtuar edhe politikanë dhe personalitete tjera. Përveç tyre, homazhe tek varrezat e dëshmorëve kanë bërë edhe banorët e fshatit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING