(VIDEO) Policia në aksion për neutralizimin e grupit ‘Bellanoc-Baron’, arrestohen katër persona

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se policia gjatë ditës së sotme ka kryer një aksion policor, me çka kanë kryer bastistje në 5 lokacione. Aksionin e konfirmuan edhe nga Prokuroria Themelore Publike, të cilët po ashtu njoftojnë se janë kryer bastisje në 5 lokacione në Shkup. Nga Prokuroria thonë se bastisjet u bënë si rezultat i provave të siguruara nga hetimi në rastin “Bunker”, që ka të bëjë me anëtarët e grupit “Bellanoca-Baron”. Sipas Prokurorisë, gjatë bastisjeve janë arrestuar katër persona, ndërsa në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur një sasi më e madhe e marihuanës, që do t’i nënshtrohet ekspertizës.
MARKETING
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“Prokurori publik ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj katër të arrestuarve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale “Shoqërim kriminale” dhe “Vrasje”, ndërsa njëri nga të dyshuarit akuzohet edhe për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.
Nga Prokuroria thonë se të arrestuarit dyshohen për vrasjen që ka ndodhur vitin e kaluar tek Rruga e Plastikave. Të arrestuarit gjithashtu dyshohet se kanë lidhje edhe me vrasjen e një personi në Hanioti të Greqisë në vitin 2023.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“Kështu, tre nga të dyshuarit, gjatë muajit korrik 2023, në territorin e Maqedonisë dhe Greqisë, të nxitur dhe me urdhër të një organizatori të dyshuar më parë të grupit, kanë ndërmarrë veprime për zbulimin e vendndodhjes së të dëmtuarit dhe sigurimin e mjeteve për kryerjen e veprës penale, gjatë së cilës është privuar nga jeta një anëtari i grupit të organizuar kriminal kundërshtar “Gërçec” në Greqi”.
Në maj të vitit 2024, para një objekti në të ashtuquajturën “Rruga e Plastikave”, dy të dyshuar kanë kryer vrasjen e një personi, dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes kanë qëlluar në një automjet të parkuar aty pranë, duke plagosur persona të tjerë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.
Samir Mustafa /SHENJA/