(VIDEO) Policia kontrollon qytetin e Shkupit dhe Higjenën Komunale

(VIDEO) Policia kontrollon qytetin e Shkupit dhe Higjenën Komunale

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar një kontroll të jashtëzakonshëm në territorin e Shkupit për shkak të krizës me grumbullimin e mbeturinave.

Qeveria në seancën e sotme miratoi konkluzionet se ngarkohen Inspektorati Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, që menjëherë të nisin kontroll të jashtëzakonshëm të koordinuar në territorin e Qytetit të Shkupit. Këto kontrolle kanë për qëllim të përcaktimit të gjendjes së mbeturinave komunale dhe lloje të tjera të mbetjeve, si dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të nevojshme.

Gjithashtu, ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet kompetente, dhe i bëhet apel Qytetit të Shkupit – Sektorit të Inspektoratit, që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore dhe të hetojnë punën e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale – Shkup” dhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit në lidhje me mosgrumbullimin e mbeturinave komunale, që paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve.

Gjendja është alarmante, dhe megjithëse kompetenca i takon Qytetit të Shkupit, për shkak të mosveprimit të vazhdueshëm, institucionet ftohen që menjëherë të zbatojnë konkluzionet e miratuara nga Qeveria. /SHENJA/

MARKETING