(VIDEO) Policia arrestoi piromanin, VLEN akuzon se është familjari i prokurorit
Edhe një i arrestuar për incidentet në Kumanovë. Policia ka bërë me dije se ka kapur tridhjetë e pesë vjeçarin nga Kumanova përshkak se ai dyshohet se ka djegur tre veturat dhe dyqanin në Kumanovë, tre ditë më parë. Ai ishte ndaluar mbrëmë në orën 1:10 në Shkup, në zonën e Bit-pazarit. MPB-ja do të bëjë edhe kallëzim përkatës ndaj tij.
Nga Ministria e Brendshme u lavdëruan se e kanë zbardhur rastin dhe autori është privuar nga liria.
Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së
“Pas informatave të marra paraprake operative dhe koordinimit të SPB Kumanovë me Departamentin e Policisë Kriminale pranë Byrosë për Siguri Publike dhe SPB Shkup, zyrtarët policorë nga Njësiti i Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë privuar F. A. (35) nga Kumanova”.
Pas kësaj reagoi VLEN. Thonë se në Kumanovë makinat u dogjën nga familjari prokurorit Xhelal Bajramit.
VLEN
“I arrestuari është familjar i prokurorit, Xhelal Bajramit, vetura e të cilët poashtu është e djegur. Por, si rezultat i teatrit falso ky i fundit nuk është proncuar askund për të ngritur dyshime në mënyrë që të krijojë terren të pastër për partinë e tij që të mbajnë konferenca për shtyp e të trazojnë qytetarët kinse situata ka dalë prej kontrolli”.
Opinioni shtojnë ata tani do ta ketë edhe më të qartë se nga cilat qendra jepen urdhërat për prishje të rendit dhe qetësisë.
Njëra nga tre veturat që u dogjën të hënën në Kumanovë ishte e prokurorit publik Xhelal Bajrami. Kurse dyqani i djegur, është i këshilltarit në Këshillin e Komunës së Kumanovës nga radhët e BDI-së, Fitor Jakupi.
Emine Ismaili /SHENJA/