(VIDEO) Policia arrestoi 15 shoferë për vozitje pa patentë dhe në gjendje të dehur

(VIDEO) Policia arrestoi 15 shoferë për vozitje pa patentë dhe në gjendje të dehur

Pesëmbëdhjetë shoferë u arrestuan dje për drejtim mjeti pa leje, me ndalim aktiv për drejtim mjeti dhe nën ndikimin e alkoolit. Sipas policisë, dy prej të dehurve ishin të mitur.

Gjithashtu, Ministria e Brendshme informoi se oficerët e policisë arrestuan katër persona në Gostivar, dy në Tetovë dhe nga një në Veles, Kërçovë dhe Manastir për drejtim automjeti pa leje drejtimi.

Ministria e Brendshme

“Një i mitur nga Manastiri kishte goditur një këmbësor me automjet dhe i ishte konfiskuar automjeti, ndërsa në Gostivar, një të mituri i ishte konfiskuar një moped i cili kishte goditur një oficer policie i cili po kryente detyra zyrtare. Nga një shofer në Gostivar dhe nga një shofer në Kavadar drejtoi automjete pavarësisht se kishte një ndalesë drejtimi të kategorisë B”.

Ministria e Brendshme gjithashtu njoftoi se shoferë në Makedonska Kamenicë, Gjevgjeli, Strumicë dhe Makedonski Brod drejtonin automjete nën ndikimin e alkoolit. Shoferët në Gjevgjeli dhe Makedonski Brod kishin shkaktuar më parë aksidente trafiku me dëme materiale.

“U apelojmë të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa leje ose nëse u është shqiptuar ndalim për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit”, thonë nga Ministria e Brendshme. /SHENJA/

MARKETING