(VIDEO) Policët në Gajre të Tetovës detyrohen të qëllojnë të arratisurin e dënuar për vrasje

(VIDEO) Policët në Gajre të Tetovës detyrohen të qëllojnë të arratisurin e dënuar për vrasje

Policia e Maqedonisë së Veriut ka sjellë detaje në lidhje me vdekjen e të dyshuarit për vrasjën që ndodhi në muajin korrik në rrugën “Shtipska” të Tetovës. Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës ka informuar se më 23 korrik, rreth orës 22:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe Departamenti për Operacione Speciale Policore, pas informacioneve operative të marra paraprakisht se personi me inicialet L.M., 41 vjeç, nga fshati Gajre i Tetovës i cili dyshohet për veprën penale të vrasjes më 05 korrik 2024, gjendej në fshatin Gajre. Përveç nga policia, ai kërkohej edhe nga Spitali Psikiatrik Bardhovcë.

“Ata morën masa dhe aktivitete për ta privuar nga liria personin. Pas urdhërave për bastisje në tre shtëpi në Gajre, kur u morën masa për kontrollin e një shtëpie në pronësi të Z.M., u gjet L.M., i cili ka qenë i armatosur me automatik dhe ka bërë rezistencë dhe nuk ka zbatuar urdhrat e punonjësve të policisë, por ia ka drejtuar automatikun punonjësve të policisë, pas së cilës policët kanë qëlluar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Nga SPB Tetovë thonë se tek i dyshuari u gjet një pistoletë dhe korniza për automatik dhe fishekë. Pasi që policia ka qëlluar, është njoftuar prokurori publik dhe kanë kërkuar menjëher ndihma mjekësore nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, ku nga aty kanë konstatuar edhe vdekjen e tij.

Ekipet policore kanë kryer kontrolle në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit publik, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në repartin e mjeksisë ligjore në Spitalin Klinik të Tetovës.

Përndryshe, fillimi i të shtënave me armë mes dy vëllezërve nga fshati Gajre dhe një familjeje nga Tetova, ka filluar më 11 janar 2024, ku para Spitalit të Tetovës, me armë zjarri u plagosën dy vëllezër, njëri prej të cilëve ndërroi jetë disa ditë më vonë. Më pas të shtënat vazhduan edhe më 11 prill 2024 mirëpo nuk pati të lënduar. Rasti i fundit i të shtënave ishte më 5 korrik 2024 ku mbeti i vrarë një person tjetër.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING