(VIDEO) Pluhuri që vjen nga Saharaja do të vazhdojë

(VIDEO) Pluhuri që vjen nga Saharaja do të vazhdojë

Moti i zymtë, që u shkaktua nga pluhuri që vjen prej disa ditësh nga  shkretëtira e Saharasë, vijon edhe sot. Nga Drejtoria Hidrometorologjike sqaruan se gjatë ditës se sotme dhe gjatë natës do të ketë koncentrim të shtuar të pluhurit saharian në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga nesër pritet kthjellim i qiellit.

DREJTORIA HIDROMETEOROLOGJIKE

“Dita e fundit e marsit u shënua me mot jashtëzakonisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Për shkak të rrymës së theksuar jugore dhe jugperëndimore nga Saharaja mbërriti reja e paralajmëruar e pluhurit dhe rërës, me të cilën atmosfera ishte shumë e vrenjtur, kurse moti i lodhshëm dhe i lagësht”

Retë e pluhurit dhe rërës nga Saharaja janë mbi Gadishullin Ballkanik, dhe shoqërohen me erëra të herë pas here të forta nga jugu dhe jugperëndimi.  Nga Drejtoria thonë se sot pritet maksimumi i valës së nxehtë të hershme të verës afrikane, me të cilën temperaturat do të jenë më të lartat, ndërsa moti do të vazhdojë të jetë stabil, i thatë dhe me diell por edhe me paraqitje të vranësisë mesatare lokale.

Temperatura maksimale ditore të ajrit do të rritet në intervalin 23 deri në 29 gradë, ndërsa në rajonet më të ngrohta qendrore dhe juglindore mund të rriten deri në 30 gradë. /SHENJA/

MARKETING