(VIDEO) Platformë digjitale për listën pozitive të barnave

(VIDEO) Platformë digjitale për listën pozitive të barnave

Moduli i ri informativ elektronik “Sistemi për evidentim dhe menaxhim të kërkesave për Listën e barnave” është promovuar sot në Ministrinë e Shëndetësisë. Me këtë modul, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu informoi se për herë të parë po fillon digjitalizimi i procedurës për vënien e medikamentit të ri në listë pozitive.

Moduli që do të jetë i qasshëm në faqen e internetit të Ministrisë, nga ku do të jetë në funksion menjëherë pasi që të hyjnë në fuqi ndryshimet në këtë procedurë.

Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë

Ky modul mundëson paraqitjen elektronike të kërkesave dhe ngarkimin e dokumentacionit të nevojshëm për barin në sistem, të cilat deri më tani dorëzoheshin vetëm në formë fizike (letër). Me këtë arrihet një përparim i konsiderueshëm në dixhitalizimin e proceseve të veçanta të procedurës së rregulluar sipas standardeve operative. Bëhet fjalë për sistemin e parë elektronik kombëtar për evidencën dhe menaxhimin e kërkesave për Listën e barnave, që sjell gjithashtu rritje të transparencës nëpërmjet një portali publik të qasshëm dhe mundësinë për ndjekje në kohë reale të fazave të procedurës dhe progresit të saj”.

Aliu tregoi për përfitimet e e-modulit të ri, ndër të cilat janë: menaxhim i përmirësuar me kërkesat për Listën e barërave dhe efikasitet të procedurës, pakësim i barrës administrative për kompanitë farmaceutike të cilat lajmërohen si aplikuese në procedurë, transparencë të procedurës dhe këmbim i informatave, evidencë e saktë dhe menaxhim me parashttresat dhe qasje e lehtë drejt të dhënave si dhe avancim i qasjes për barërat në listën pozitive.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING