(VIDEO) Platforma e Taravarit, familja tradicionale prioritet

(VIDEO) Platforma e Taravarit, familja tradicionale prioritet

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, në kuadër të shpalosjes së platformës kombëtare, sot kanë promovuar të ashtuquajturën pika 4 “Politikat Sociale dhe Familja – Shtylla e qëndrueshmërisë sonë kombëtare. Ata thonë se në kuadër të angazhimit të tyre për ndërtimin e një shoqërie të drejtë, dinjitoze dhe me identitet të fortë kombëtar, ASH vendos në themel të platformës së tyre forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjen e familjes shqiptare.

ASH, KRAHU I TARAVARIT

Familja tradicionale shqiptare është më shumë se një strukturë shoqërore, ajo është institucioni i parë i trashëgimisë kombëtare, ruajtës i gjuhës, zakoneve, fesë dhe ndërgjegjes sonë historike. Prandaj, çdo politikë sociale duhet të ndërtohet mbi këtë realitet dhe të synojë forcimin e kësaj strukture”.

Nga atje thonë se në këtë frymë, ASH angazhohet për përkrahjen e familjes tradicionale si bërthamë natyrore e shoqërisë dhe kombit, përmes politikave që lehtësojnë jetën dhe stabilitetin ekonomik të saj.

ASH, KRAHU I TARAVARIT

Nxitjen e lindshmërisë përmes subvencioneve për çdo fëmijë të lindur, mbështetjes për prindërit e rinj dhe ndërtimit të një rrjeti të gjerë shërbimesh për fëmijët e moshës së re, mbështetje të posaçme për nënat vetushqyese, duke garantuar qasje të drejtë në kujdes shëndetësor, përkujdesje sociale dhe punësim dinjitoz”.

Nga ASH theksojnë se këto politika do të konkretizohen përmes një programi të posaçëm për mbrojtjen e familjes shqiptare, që do të përfshijë bashkëpunimin me ekspertë socialë, institucione shtetërore dhe përfaqësues të komuniteteve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING