(VIDEO) Planprogrami shkollor duhet t’i përshtatet zhvillimeve të teknologjisë
MARKETING
Në një kohë kur teknologjia po bëhet pjesë e pandashme e jetës së përditshme të fëmijëve, një fenomen shqetësues po shfaqet në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut. Nxënësit lexojnë, por nuk e kuptojnë atë që lexojnë. Një studim i realizuar në mars dhe prill 2025 në dhjetë shkolla të Shkupit, me 1.288 nxënës të klasave të katërta dhe të teta, nxjerr në pah një rënie serioze të aftësive të të kuptuarit të tekstit. Sipas këtij studimi, nxënësit që kalojnë më shumë kohë në telefonat e tyre, nuk lexojnë libra dhe nuk merren me aktivitete sportive, ndërsa si pasoj arrijnë rezultate dukshëm më të dobëta.
MARKETING
Këtë dukuri shqetësuese e ka komentuar për Televizionin Shenja, profesori Naser Miftari. Ai theksoi se plan-programet kërkojnë një qasje tërësisht ndryshe nga ajo se çfarë është deri tani. Sipas tij, tekstet shkollore doemos duhet të ndryshojnë me qëllim që siç tha profesori, t’u përshaten kohës së teknologjisë.
NASER MIFTARI, PROFESOR
“E para që duhet bërë është, të mblidhen të gjithë ekspertët, të mblidhet fella intelektuale profesionale në sektorin e edukimit dhe arsimimit, të ndryshohen të gjitha metodat, mjetet apo gjitha plan-programet të jenë në hap me të cilën neve do të konkretizojmë një diçka, në të cilën do të bëjmë më të mirën të mundur që gjeneratat e reja të ndjekin shkollimin”.
Miftari thotë ndikimi i teknologjisë është i pashmangshëm tek nxënësit, por, ai tha se ekziston gjithmonë stimilim nga ana e mësimdhënëse që ata mos të ndahen nga libri, në të kundërtën alarmon se gjendja në arsim do të bëhet akoma më e rëndë.
NASER MIFTARI, PROFESOR
“Është vërtet problematike të thuhet se sistemi arsimor është në nivelin e duhur. Përderisa shkolla nuk bënë hapin ku do të jetë gjithnjë e më interesantë për fëmijen, për nxënësin, për gjeneratën e re, ajo do të jetë një dështim në hapat e veta”.
Kujtojmë se ky studim është kryer nga një ekip nga Instituti për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Ligjore (ISPPI) në mars dhe prill 2025, në dhjetë shkolla në dy komuna të Shkupit. Të gjithë nxënësit e klasave të katërta dhe të teta të pranishëm, ose një total prej 1.288 fëmijësh janë testuar.
Samir Mustafa /SHENJA/

