(VIDEO) Plani operativ për punësim, 10.000 euro grante për personat deri në 29 vjeç

Ministria e ekonomisë dhe punës së bashku me Agjencinë për punësim të RMV-së kanë shpallur sot zyrtarisht hapjen e thirrjes publike për mbështetje për vetëpunësim për personat e papunë, në kuadër të Planit Operativ për Punësim për vitin 2025. Siç tha ministri i ekonomisë Besar Durmishi bëhet fjalë për 2 masa të planit operativ për punësim, të cilat kanë për qëllim vetëpunësimin e qytetarëve të papunë. Ai potencoi se të dyja masat përfshijnë trajnime, përgaditje të planit të biznesit dhe mentorim në periudhë 6 mujore.
MARKETING
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Masa e parë është dedikuar për personat mbi 29 vjeç dhe parashikon mbështetje financiare prej 430.500 denarë për themelimin e një biznesi të ri. Në raste specifike për punësimin e personave me aftësi të kufizuara ofrohet edhe mbështetje shtesë deri në 250.000 denarë. Masa e dytë është ndërtuar për të rinjët deri në moshën 29 vjeç të cilët kanë mundësi të përfitojnë mbështetje deri në 615.000 denarë për krijimin e biznesit të tyre”.
Drejtori I agjencisë për punësim Salajdin Beluli njoftoi se procesi I aplikimit ka filluar nga dita e sotme dhe do të zgjasë deri më 20 qershor. Ai theksoi se procesi i përzgjedhjes zhvillohet në disa faza dhe synion të mbështesë idetë dhe planet më të mira të biznesit që qojnë në rezultate të qëndrueshme.
SELAJDIN BELULI, DREJTOR I AGJENCISË PËR PUNËSIM
“Procesi i aplikimit veç ka filluar dhe po kryhet në 30 qendrat e punësimit dhe është planifikuar të zgjasë deri më 20 qershor të këtij muaji. Qëllimi I këtij programi është që të nxisë sipërmarjen dhe të mbështesë krijimin e bizneseve të reja që do të ofrojnë punësim të qëndrueshëm jo vetëm për themeluesin por edhe për persona të tjerë që do të punësohen në këto biznese të reja dhe të qëndrueshme”.
Durmishi njoftoi se kategoritë të cilat mund të aplikojnë janë personat e papunë të regjistruar në agjencionin e punësimit, përfitues të ndihmës minimale të garantuar, persona me aftësi të kufizuara, persona të rikthkthyer nga jashtë, gra, viktima të dhunës në bazë gjinore dhe në familje si dhe qytetar që dëshirojnë të formalizojnë veprimtarinë e tyre të mëparshme.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/