(VIDEO) Plagoset me armë zjarri doktor Zekirja Shahini

(VIDEO) Plagoset me armë zjarri doktor Zekirja Shahini

Dr. Zekirja Shahini nga fshati Sllupçan i Likovës është plagosur në afërsi të ndërtesës së Fondit Pensoinal në Kumanovë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmojnë ngjarjen dhe thonë se në drejtim të Shahinit kanë gjuajtur dy persona të cilët kanë qenë në lëvizje, derisa Shahini ishte duke drejtuar veturën Volswagen Golf.

Nga MPB thonë se Shahini ka pësuar lëndime dhe është dërguar për kurim në spitalin e Kumanovës.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Në SPB Kumanovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Dimitrie Tucoviq” me rrugën ‘11 Tetori’ në Kumanovë, dy persona në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një automjeti të tipit ‘Volswagen Golf’, i drejtuar nga Z. Sh. (43) nga fshati Slupçan, komuna e Likovës, i cili ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e Kumanovës për të marrë ndihmën e nevojshme”.

Jozyrtarisht thuhet se motivet e plagosjes nuk janë të lidhura me çështjet politike. Zekirja Shahini është bartës liste për këshilltar nga Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Likovës.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING