(VIDEO) Piknik humanitar i Alkaloidit, mblidhen rreth dy milionë denarë për fshatin e fëmijëve SOS
Kompania “Alkaloid” organizoi sot piknikun humanitar për punonjësit e saj. Me këtë, Alkaloidi ka vazhduar misionin humanitar në eventin e 10-të me radhë humanitar, pas një pauze disavjeçare për shkak të kufizimeve pandemike. Pikniku humanitar u realizua nën kujdesin e Fondacionit “Trajçe Mukaetov” në prani të të punësuarve, familjarëve dhe miqve të tyr, të cilët deri më sot kanë dhuruar rreth 2 milionë denarë.
Zhivko Mukaetov, Drejtor i Alkaloid-it
“Rreth tre mijë kolegë dhe miq tanë kanë dhuruar mjete përmes Fondacionit “Trajçe Mukaetov”, të cilat do t’i ndahen “SOS Fshati i Fëmijëve”. Ne filluam një bashkëpunim strategjik me këtë organizatë në vitin 2022 për të lehtësuar kostot aktuale për fëmijët nën mbrojtjen e tyre, mbështetjen arsimore, aksesin në këshillim profesional e kështu me radhë, sepse çdo fëmijë meriton një fëmijëri më të lumtur dhe më të shkujdesur”.
Bashkëpunimi i “Alkaloid” me “SOS Fshati i Fëmijëve” filloi në vitin 2022, kur njëra prej shtëpive në lokacionin në lagjen Çento u emërua “Shtëpia Becutan”, për të cilën kompania mbuloi shpenzimet e funksionimin e përditshëm.
Silvija Brajoviq, SOS Fshati i fëmijëve
“Një partneritet i mrekullueshëm na lidh prej tre vitesh me Alkaloidin, i cili jo vetëm tregon përkushtimin e tyre si kompani, por edhe kujdesin e tyre të sinqertë për më të rrezikuarit në komunitetin tonë – fëmijët pa kujdes prindëror. Dhurimi përfaqëson vazhdim i vitit të tretë të kumbarisë dhe mbështetjes së një familje kujdestare për shpenzimet aktuale të jetesës dhe nevojave zhvillimore të fëmijëve, të cilët marrin jo vetëm ndihmë materiale, por edhe dashuri, siguri dhe përkatësi”.
“SOS Fshati i Fëmijëve” aktualisht kujdeset për rreth 500 fëmijë dhe të rinj në vend që janë pa përkujdesje prindërore ose rrezikohen të humbasin prindërit. Organizata funksionon mbi parimin e donacioneve nga individë, kompani, institucione dhe forma të ndryshme partneriteti.
Teuta Buçi /SHENJA/