(VIDEO) Peticioni për provimin e jurispodencës, BDI akuzon Qeverinë, Kasami premton zgjidhje

(VIDEO) Peticioni për provimin e jurispodencës, BDI akuzon Qeverinë, Kasami premton zgjidhje

Kërkesën e studentëve shqiptar që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në gjuhën shqipe, e ka përkrahur edhe partia opozitare shqiptare BDI, të cilët theksojnë se studentet  me të drejtë kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese në sistemin e drejtësisë. Sipas tyre, vendimi i Ministrisë së Drejtësisë, i drejtuar nga Igor Filkov, për të refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve dhe për të lejuar dhënien e provimit të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, përbën një hap serioz prapa në respektimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe një barrierë të drejtpërdrejtë për përfaqësimin e barabartë në sistemin gjyqësor.

BDI

“Ky vendim nuk është vetëm një çështje teknike apo administrative, por ka pasoja të drejtpërdrejta politike, shoqërore dhe institucionale, duke e kthyer gjuhën në filtër për profesionin e juristit dhe duke pamundësuar avancimin e kuadrove shqiptare në sistemin e drejtësisë”.

Ndërkaq, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, që është pjes e qeverisë, garanton  se kjo çështje do të zgjidhet në interes të studentëve.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Ne jemi në bisedime në kuadër të qeverisë, që edhe këtë çështje, si shumë çështje tjera t’i zgjidhim. Po ashtu edhe këtu, nuk është që ne bëjmë zhurmë, apo bujë të madhe në opinion, por ajo që mund të garantojmë që kjo çështje do të zgjidhet në interes të studentëve”.

Kasami thotë se  përderisa gjithë procesi edukativo-arsimor po shkon në gjuhën shqipe deri në universitet, sigurisht që edhe këto provime profesionale duhet të ketë mundësi që të bëhen krahas gjuhës maqedonase edhe në gjuhën shqipe.

Kujtojmë se  fundmi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkojnë nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj. Peticioni është dorëzuar te Ministra e Drejtësisë, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i parë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING