(VIDEO) Pesë shkupjan në pranga, droga arsye!
Përdorimi i substancave narkotike dhe prodhimi i paligjshëm i tyre vazhdon të jetë sfidë për policinë e shtetit e cila sipas njoftimeve zyrtare ka prangosur katër persona, tre nga kryeqyteti dhe një nga Pripeli. Sipas njoftimit të MPB-së, personat janë arrestuar sepse gjatë kontrolleve të kryera, tek të njejtit është gjetur e sekuestruar marihuanë.
MPB
Më 28.02 dhe 01.03.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.I. (24), F.M. (27) dhe I.R. (35), të gjithë nga Shkupi, si dhe M.M. (30) nga Prilepi, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.
Nga MPB njofton se Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj një 40 vjeçari nga Shkupi, për shkak se dyshohet se prodhoi dhe lëshoi në përdorim drogëra dhe substanca psikotrope.
MPB
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër Zh.K. (40) për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 24.10.2025 në Qendrën Sportive Jane Sandanski në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe tableta metilen dioksimetamfetaminë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë gjithashtu edhe për një sërë aksionesh dhe arrestimesh po njoftojnë gjithashtu se në pikën kufitare në Tabanoc është ndaluar një shtetas shqiptar i cili ka tentuar të lëshoj vendin duke përdorur dokument identifikimi të huaj. Sipas MPB-së, i njëjti u është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedim të mëtejshëm.
Mevludin Imeri /SHENJA/

