(VIDEO) “Perspektiva për një të ardhme të përbashkët”, panel diskutimi në UNB

(VIDEO) “Perspektiva për një të ardhme të përbashkët”, panel diskutimi në UNB

Aspiratat tona për anëtarësim nuk duhet të shihen më si një shpresë e largët, por si një rezultat logjik dhe në kohë i një vizioni të përbashkët, deklaroi ministri për Çështje Europiane Orhan Murtezani në panel diskutimin “Perspektivë për një të ardhme të përbashkët: procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet BE-Turqi”.

ORHAN MURTEZANI, MINISTËR PËR ÇSHTJEVE EUROPIANE

Deklaratat e fundit të lidershipit europian evidentojnë zgjerimin e BE-së si një imperativ gjeopolitik, parim që rajoni ynë e tregon me përkushtimin dhe progresin e tij. Theksi i Bashkimit Europian për përshpejtimin e proceseve të anëtarësimit dhe zgjidhjen e çështjeve dypalëshe përmes diplomacisë së synuar strategjikisht, tregon një kuptim më të thellë nga BE-ja për rëndësinë e zgjerimit të unionit”.

Rektori i Universitetit Ballkanik Lutfi Sunar tha se për Turqinë BE-ja përfaqëson një mundësi për t’u thelluar dhe për të mbajtur lidhje të gjata me kontinentin .

LUTFI SUNAR, REKTOR I UNIVERSITETIT BALLKANIK

Udhëtimi drejt integrimeve në BE ka qenë padyshim një nga këmbënguljet dhe përkushtimet për të dy kombet tona, ndërkohë që ka përfshirë një sfidë të plotë, duke përfshirë momente pauze dhe rikonsideratash, sot është një moment kur Turqia dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të riformuar angazhimin e tyre për këtë proces”.

Ambasadori i Turqisë në RMV Fatih Ulusoy tha se Turqia i mbështet të gjitha iniciativat të cilat kanë për qëllim paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

FATIH ULUSOY AMBASADORI I TURQISË NË RMV

Turqia është një pjesë integrale e Ballkanit dhe dëshira është të sjellë forcë të re në BE si një anëtare e ardhshme. Ne mbështesim të gjitha nismat që janë për të nxitur paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në këtë drejtim ne ju mbështesim në procesin e Berlinit edhe pse ne nuk jemi të përfshirë”.

Ndërsa, ministri i Çështjeve Europiane Orhan Murtezani deklaroi se Maqedonia e Veriut qëndron si një partner plotësisht i përkushtuar në përpjekjen e përbashkët për arritjen e stabilitetit dhe kohezionit në rajonin tonë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING