(VIDEO) Përplasje të ashpra LSDM-VMRO, akuza për energjetikën dhe çmimet
MARKETING
Përplasjet politike pushtet-opozitë dhe anasjelltas nuk kanë të ndalur. Lidhja Social Demokrate pretendon se ka zbuluar lidhjet biznesore të kryeministrit Mickoski me energjetikën.
MARKETING
Nga LSDM-ja thonë se ekipi anti-korrupsion i kësaj partie ka zbuluar se “oktapodin” energjetik i cili sipas opozitës fillon nga Dushan Adamoviq, funksionar i SNS-së, përmes strukturave offshore dhe “Rudnap Group”, deri te lidhjet e drejtpërdrejta me Qeverinë përmes ministers së energjetikës, Bozhinovska.
Me këtë skandal, LSDM-ja e ndërlidh edhe emërtimin e Aco Ristov-it, në krye të Komisionit Rregullatorë.
Pas energjetikës dhe lidhjeve biznesore, LSDM ka akuzuar , VMRO-DPMNE-në edhe për mos veprim dhe ndikim në ngritjen e çmimeve të derivateve dhe çmimeve të produkteve ushqimore.
SIMONA CVETANOVSKI, LSDM-
“Edhe në rast se çmimet e derivateve stabilizohen në berzën botërore çmimet e marketeve në vendin tonë do të mbesin të njëjta dhe nuk do të ulen. Ngritja e çmimeve është goditje e fuqishme mbi standardin jetësorë të qytetarëve. Të gjithë qeveritë në rajon nga dita e parë morën masa, vetëm Qeveria e Mickoskit nuk bën asgjë, e qartë se këtë e bën qëllimshëm. Kush përfiton, biznes rrjeti i Mickoskit. Me çka VMRO-ja do ta ushqejë popullin, me defokus, nacionalizëm dhe patriotizëm të rrejshëm”.
Duke i injoruar akuzat e opozitarëve, nga VMRO-DPMNE, thonë se LSDM-ja e Filipçes aktualisht po udhëhiqet nga Serbia. Sipas partisë në pushtet, PR-i, i LSDM-së është duke u drejtuar nga kumbari i Aleksandar Vuçiqit dhe ish këshilltari i Zoran Zaevi-t.
VALENTIN MANASIEVSKI – VMRO-DPMNE
“Zoran Bashanoviq është mik i afërt familjar i Zoran Zaevit. Një person që ka qenë këshilltar special në qeveri dhe në atë kohë merrte mbi 1.500 euro pagë. Zoran Bashanoviq, së bashku me PR agjencinë ‘Aj Media’, ku komunikatat dhe konferencat për shtyp i shkruan Miljan Shçekiq, janë personat që fyejnë dhe nënçmojnë popullin maqedonas. E gjithë kjo ndodh me udhëzim të Zaevit, ndërsa Filipçe dhe LSDM thonë gjithçka që këta ua shkruajnë. Këta dy persona janë burimi i të gjitha gënjeshtrave, manipulimeve dhe të pavërtetave që vijnë nga LSDM dhe Filipçe”.
Kjo nuk është hera e parë që LSDM-ja dhe VMRO-ja përplasen për skandalet në energjetikë, çmimet e derivateve dhe produkteve ushqimore po edhe ndikim e botës serbe në vendin tonë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

