(VIDEO) Përplasje në kazino, vritet 46 vjeçari nga Haraçinë
Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se gjatë ditës së sotme rreth orës 8 të mëngjesit në lagjen Kapishtec të Shkupit, përpara një kazinoje është vrarë një person me inicialet N.A. nga Haraçina. Nga MPB gjithashtu njoftojnë se viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në terren menjëherë ka dalur edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, i cili ka kryer kontroll në vendngjarjen në kazinon ku ka ndodhur vrasja.
PROKURORIA THEMOLORE PUBLIKE
“Sipas informatave të para, burri i vrarë është i moshës 46-vjeçare, ndërkaq në kazino ka ardhur bashkë me tre persona të tjerë, në gjendje të dukshme të alkoolizuar. Ca kohë kanë luajtur në aparate, ndërkaq më pas viktima ka filluar të përleshet verbalisht dhe të shtyhet me njërin prej personave me të cilin ka qenë bashkë në kazino. Dy të tjerët kanë tentuar t’i ndajnë, por i dyshuari ka nxjerrë pistoletën dhe disa herë ka gjuajtur ndaj të dëmtuarit”
MPM më tej shpjegon se sulmuesi me kondakun e pistoletës e ka goditur viktimën disa herë në pjesën e kokës. Nga Prokuroria më tej theksojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
PROKURORIA THEMOLORE PUBLIKE
“Do të kryhet ekspertizë e gjurmëve dhe provave të marra nga vendi i ngjarjes dhe do të bisedohet me dëshmitarët e ngjarjes. Janë siguruar incizime nga video-mbikëqyrja e objektit”.
Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme deklarojnë se janë duke vazhduar me hetimet dhe sipas tyre, po kërkohet personi i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen.
Samir Mustafa /SHENJA/