(VIDEO) Përplasje mes sindikatës dhe ministrisë së mbrojtjes

(VIDEO) Përplasje mes sindikatës dhe ministrisë së mbrojtjes

Pakënaqësi edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë, Aleksandër Naskovski,  akuzon  Ministrinë e  Mbrojtjes për ndërprerjen e pagesës së anëtarësimit të tyre, e cila sipas tij po i pengon veprimet dhe organizimin e tyre sindikal. Ai tha se kjo procedurë është në kundërshtim me marrëveshjen kolektive të Ministrisë së Mbrojtjes, Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe Konventat e nënshkruara nga shteti me Organizatën Ndërkombëtare të Punës.

MARKETING

ALEKSANDËR NASKOVSKI,KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR TË USHTARËVE PROFESIONISTË

“Ministri i Mbrojtjes deklaroi publikisht se anëtarësimi është ndalur nga shërbimet, dmth. departamenti i financave në Ministrinë e Mbrojtjes, por nuk tha se janë mashtruar qëllimisht nga veprimet e paligjshme të 7 punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët kanë bërë një falsifikim dhe janë përfaqësuar në mënyrë të rreme për të cilët sindikata ka bërë kallëzim penal pranë Prokuroria Themelore Publike. Për këtë apelojmë deri te Prokuroria Themelore Publike – Shkup që të reagojë shpejt dhe të shqyrtojë kallëzimet penale ndaj këtyre personave që krijuan kaos në Ministrinë e Mbrojtjes”.

Në lidhje me këtë rastë ka reagur Ministria e Mbrojtjes. Sipas tyre, ndërprerja e pagesës së anëtarësimit vjen pasi janë shfaqur dyshime në lidhje me përfaqësimin e paligjshëm të shtatë punonjësve të saj, të cilët akuzohen për falsifikim. Këto akuza janë paraqitur pranë Prokurorisë Themelore Publike. Ministria shton se ata janë në procesin e verifikimit të anëtarësimit të tyre dhe nëse ata konfirmohen si anëtarë të rregullt të sindikatës, pagesa për anëtarësim do të vazhdojë.

MINISTRIA E MBROJTJES

“Në muajin nëntor Ministria e Mbrojtjes është informuar se kryetar i ri i kësaj  sindikate është Zoran Pavllovski. Në ndërkohë, me shkresë jemi informuar se Aleksandar Naskovski formon një sindikatë të re dhe në kuadër të saj një filial të ri me të njëjtin emër si sindikata e mëparshme dhe raporton një xhiro llogari të re për organizatën sindikale me të njëjtin emër si një  person juridik i ri. Kjo situatë krijoi paqartësi dhe dyshime te zyrtarët përgjegjës për pagesën, të cilët iu drejtuan dy sindikatave me kërkesën për të konfirmuar anëtarësimin e tyre”.

Nëse kërkesat e sindikatës nuk merren parasysh, ata paralajmërojnë për protesta para Qeverisë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka shprehur interesin për bashkëpunim me sindikatat dhe ka njoftuar për qëllimin e një bashkimi të pesë sindikatave për të përfaqësuar interesat e të punësuarve në mënyrë më të efektshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING