(VIDEO) Përhapja e gripeve, “Covid respirator” prek pothuajse çdo familje

(VIDEO) Përhapja e gripeve, “Covid respirator” prek pothuajse çdo familje

Virusi që ka prekur thuajse çdo familje quhet “COVID respirator”, virus i cili ka simptoma të lodhjes, kollitjes, dhimbjes së fytit dhe temperaturës dhe ka një trajtim të lehtë. Kështu deklaroi mjekja Sefjane Bellçishta për TV SHENJA. Ajo thotë se vala e parë e këtij virusi ishte në kohën e pushimeve dimërore ndërkaq vala e dytë është tani aktuale me fillimin e shkollave dhe çerdheve.

SEFIANI BELLÇISHTA, MJEKE AMË

Ky fluksi i rritur me fillimin e shkollave, fillimin e çerdheve, ose të rriturit fluksi është pak më i madh. Pacientët vijnë me një lodhje, nuk kanë simptome të tjera vetëm si lodhje pas disa ditësh kanë një rrjedhje të hundës, kanë teshtitje, dhimvje koke, atëherë jemi të detyruar ti kontrollojmë ato paciente. Rasti I virusit është se e kanë fytyn e skuqur dhe të enjtur dhe kanë dhimbje kur gëlltitin. Shumicën e rasteve këtë here I kemi pasur me COVIDIN- e ri, respirator, ky është I përhapur, shumica e pacientëve janë me këtë, mirëpo trajtimi është shumë më I lehtë dhe duhet vetëm pushim në shtëpi dhe lëngje më tepër dhe ushqimi të jetë me pemët dhe perimet sezonale”.

Bellçishta theksoi se ky virus prek më shumë fëmijët deri në moshën 7 vjeçare, adoleshentët dhe personat me sëmundje të ndryshme kronike prandaj apeloi për kujdes për personat e këtyre kategorive.

SEFJANE BELLÇISHTA, MJEKE AMË

Më tepër i prek fëmijët e moshës mbi 1 vjeç deri në moshën 7 vjeçare dhe të rriturit nga mosha 14,15,16 deri 18 vjeç, ato raste I kemi tani për tani. Ata kanë një temperaturë 24 orëshe deri në 40 grad. Më të rrezikuarit janë edhe personat me sëmundje kardiovaskulare, këta me sëmundje të diabetit kemi raste tani edhe këta me sëmundje të veshkëve, disa kanë gurë apo zallë në veshkë, ata gjatë temperatures mund të dehidrojnë dhe u duhen shumë lëngje”.

Ajo rekomandoi paceintët e tjerë të cilët kanë kollitije apo teshtitje, të mos rrijnë afër fëmijëve apo të sëmurëve me sëmundje kronike. Gjithashtu për tu mbrojtur nga virusi rekomandoi pastrimin e shpeshtë të duarve, ngrënien e ushqimeve të shëndetëshme dhe konsumimin e mjaftueshëm të lëngjeve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING