(VIDEO) Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka theksuar se për momentin 116 pacientë mjekohen jashtë vendit në 14 shtete. 31 pacientë mjekohen në Serbi, 15 – Bullgari, 12 – Turqi, 12 – Greqi, 7 – Spanjë, 6 – Austri, 6 – Hungari, 5 – Rumani, 4 – Belgjikë, 4 – Slloveni, 4 – Lituani, 4- Kroaci, 4 – Suedi dhe 2 pacientë po mjekohen në Poloni, ndërsa tha se menjëherë pas press-konferencës, Ministria e Jashtme në takimin e parë koordinativ do të bëjë planin për kthimin e pacientëve në vend.
Mucunski bëri thirrje që të shmangen manipulimet, pasi sipas tij, mjekimi i të gjithë pacientëve jashtë vendit mbulohet nga vendet nikoqire, derisa harxhimet e rrugës, akomodimi, harxhimet e transportit, e të ngjashme mbulohen nga Qeveria.
TIMÇO MUCUNSKI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME
“Paraprakisht kishim rezervuar hotele, kemi blerë bileta avioni, njoftuam se do t`i mbulojmë harxhimet për telefon, marrin mëditje ditore. Gati të gjithë qytetarët janë përfshirë në komunikim të drejtpërdrejt me Ambasadat tona. Sigurojnë mbështetje logjistike, përkthime, komunikim me spitalet. Nuk është keq që qytetarët të ndihmojnë, por duhet ta dijnë se shteti mendon për çdo harxhim. E gjithë logjsitika dhe harxhimet e kthimit gjithashtu do të mbulohen nga shteti”.
Më shumë se 51 milion denarë apo rreth 800.000 euro janë mbledhur deri tani nga donacionet e qytetarëve, firmave, komunave, institucioneve, në llogarinë solidare të Kryqit të Kuq.
Sipas një vendimi të Kryqit të Kuq dhe Qeverisë menjëherë do të bëhet pagesa e ndihmës së parë financiare prej 150.000 denarëve për të gjithë familjet e prekura nga tragjedia dhe kjo nuk do të jetë ndihma e vetme që do ta marrin.
Samir Mustafa /SHENJA/