(VIDEO) Përfundoi hetimi për zjarrin në “Puls”, sigurohen mjaft prova

(VIDEO) Përfundoi hetimi për zjarrin në “Puls”, sigurohen mjaft prova

Ka përfunduar hetimi për tragjedinë në Koçan, ku në klubin e natës “Puls” humbën jetën 62 personave, kryesishtë të rinjë dhe rreth 200 të tjerë u lënduan. Organi i akuzës ndonëse ka punuar me një ekip prej 13 prokurorëve, nuk ka arritur të gjejë prova për vepër tjetër penale përveç asaj për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Prokuroria njoftoi se deri tani janë dëgjuar rreth 400 dëshmitarë.

PROKURORIA THEMELORE PUBIKE

Gjithsej deri më tani nën hetim për tragjedinë e Koçanit janë 59 persona fizikë dhe 3 juridikë. Shumica e të dyshuarve, po ndiqen për veprën penale ‘Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme’ për çka parashihet dënim me burg prej së paku 3 vjet, pa kufizim të lartësisë që nënkupton maksimalisht në 20 vite”.

Në 15 ditët e ardhshme, mbrojtja e të dyshuarve mund të dorëzojë prova të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Prokuroria, ndërsa pas kalimit të këtij afati do të ngrihet akuzë. Harku kohor i hetimit, përfshin periudhën prej vitit 2012 kur është hapur diskoteka e deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit të këtij viti, ku banorët e Koçanit dhe gjithë shteti nuk do ta harrojë kurrë.

PROKURORIA THEMELORE PUBIKE

Në ndërkohë, do të vazhdojë hetimi tjetër, i cili po zhvillohet në kuadër të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku 14 zyrtarë policorë nga Shtipi e Koçani, dyshohet se kanë dhënë pëlqime se kabareja e shkrumbuar ‘Pulse’ i ka plotësuar kushtet ligjore për punë”.

Prokuroria njoftoi se një pjesë të të dyshuarve po e ndjekë edhe për veprën penale ryshfet, me të cilën parashikohet dënim me burg deri në 10 vjet. Veç kësaj, një pjesë e të dyshuarve ndiqen edhe për përdorimin e paautorizuar të mjeteve të zjarrit. Sipas dispozitave të këtij neni, dënimet për këtë vepër parashihen deri në 10 vjet burg.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING