(VIDEO) Përfaqësuesit e Frontit Evropian kanë zhvilluar takime me mbështetësitë e tyre në vend dhe në diasporë

(VIDEO) Përfaqësuesit e Frontit Evropian kanë zhvilluar takime me mbështetësitë e tyre në vend dhe në diasporë

Kandidati për president i mbështetur nga Fronti Europian, Bujar Osmani, gjatë ditës së djeshme ka vizituar disa fshatra të Malësisë së Tetovës. Me anë të disa fotografive të postuar në rrjetin social Facebook, shprehu falënderime për pritjen që ju bë dhe tha se janë të vendosur drejt fitorës së Frontit Europian. Osamani e filloi nga fshati Gajre, pastaj vazhdoi në  fshatin Vicë, në Veshallë, Bozovcë, Brodec, Shipkovicë, Lisec dhe përfundoi në fshatin  Sellcë të Tetovës.

Fronti Europian aktivetet e tyre i ka vazhduar edhe për zgjedhjet parlamentare. Kryeminsitri Talat Xhaferi, i cili garon në njësinë zgjedhore numër 6, së bashku me bartësin e listës të frontit, në njësin zgjedhore numër 5, Ziadin Sela, kanë udhëtuar për në Austri, ku kanë takuar mërgimtarët shqiptarë që jetojnë atje. Ndërkaq, bartësi i listës në njësin zgjedhore numër 1, Blerim Bexheti, ka  vizituar  disa vendbanime të Karshiakës . Ai po ashtu në rrjetin social ka shkruar se ka qëndruar në fshatin Moranë, ku kanë bashkëbiseduar me banorët e këtij vendbanimi duke i falënderuar për përkrahjen e deritanishme dhe përkrahjen që po i  japin për Frontin Europian.

Në vazhdën e takimeve me qytetarët, bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 3,  nga Fronti Europian, Sulejman Baki, ka qëndruar në fshatin Sellcë të Shtipit. Ai ka takuar disa banorë të këtij fshati dhe të njejtëve u ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Ndërkohë,  Fronti Europian sonte do të mbaj Tubimin Qendror në sheshin Maqedonia në Shkup, i cili  do të fillojë nga ora 20:00.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING