(VIDEO) Përfaqësues të Kishës Ortodokse takohen me kryetarin e Vrapçshtit, shpresojnë për zgjidhje paqësore

(VIDEO) Përfaqësues të Kishës Ortodokse takohen me kryetarin e Vrapçshtit, shpresojnë për zgjidhje paqësore

Gjatë ditës së djeshme, në hapësirat e Komunës së Vrapçishtit është realizuar takim me përfaqësuesit kishtarë të Gostivarit, Marjanço Madevski dhe kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani për çështjen e Kishës në Gallatë, njoftojnë nga diqoeza tetovare-gostivarase. Siç thonë ata qëllimi i takimit ka qenë që të gjendet zgjidhje e përbashkët paqësore për kishën në Gallatë.

DIOQEZA TETOVARE – GOSTIVARASE

Nxitja e dialogut të sinqertë për të gjitha çështjet e hapura mund të parandalojë dhe tejkalojë çdo problem. Duke e pasur parasysh se pikërisht kjo kishë dhe popullsi besnike, tashmë një herë kanë qenë të dëmtuar arbitrarisht në luftën e 2001, kurse qielli ynë është shtëpi e më shumë popujve dhe religjioneve, apelojmë për durim, maturi dhe përkushtim për paqe dhe respektim të ndërsjellë, që të ndërtojmë shoqëri në harmoni me vlera të vërteta”.

Dioqeza tetovare – gostivarase fuqishëm mbështet sundimin e ligjit dhe në këtë dejtim mbetet e hapur për gjetjen e zgjidhjeve për çdo problem në rrugë ligjore”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.

Të martën në rrjetet sociale është publikuar një video rreth kishës në fshatin Gallatë. Në video, e cila ishte shpërndarë nga shumë media në Maqedoninë e Veriut, shihen ekskavator dhe punonjës të policisë rreth kishës. Ai i cili e incizoi videon, deklaroi se ai dhe të tjerët janë ndërprerë në pastrimin dhe renovimin e kishës dhe se policët kanë marrë urdhër nga prokurori për arrestim. Disa orë pas publikimit të videos, Prokuroria Publike raportoi se “prokurori publik nuk ka dhënë urdhër për arrestimin ose mbajtjen e asnjë personi” në këtë rast. Më pas rreth 10 persona kishin shkuar të takohen me kryetarin e komunës së Vrapçishtit, për të kërkuar sqarim për ndërprerjen e punimeve. Kryetari i kishte pranuar por me kusht që të mos incizohet me telefona privat, gjë ishte refuzuar nga grupi i qytetarëve dhe më pas kryetari nga zyrtarët policorë kishte kërkuar që ata persona të largoheshin nga objekti i komunës. Për shkak se dy persona nuk i ishin bindur urdhërit të policisë, ishin arrestuar dhe pas marrjes në pyetje nga prokurori publik, ishin lënë të lirë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING