(VIDEO) Përçahet sërish ASH-ja, Aliu nuk precizoi nëse i ka ndarë rrugët me Fetain

(VIDEO) Përçahet sërish ASH-ja, Aliu nuk precizoi nëse i ka ndarë rrugët me Fetain

Ndonëse mbrëmë mungoi në mbledhjen e Kuvendit të partisë të thirrur nga Arben Fetai në të cilën u diskutua dhe u miratua vendimi për shkrirje të organeve të ASH-së për ti hapur rrugë bashkimit të VLEN-it në një parti, Azir Aliu sot deklaroi se është për bashkim dhe krijim të VLEN-it në periudhë sa më të shpejtë kohore.

I pytur nga TV Shenja, Aliu, nuk precizoi nëse i ka ndarë rrugët me Arben Fetain, por e rikonfirmoi edhe njëherë se Ilir Demiri do ti bashkëngjitet grupit parlamentar të deputetëve të VLEN. Ai theksoi se bashkimin e VLEN e kërkojnë qytetarët.

AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË

Të gjithë proceset politike në shtet janë në linjë me atë çka e kërkojnë qytetarët, a qytetarët kërkojnë që të jemi sa më të bashkuar të kemi një qëllim të kemi një të ardhme më të mirë për vendin. Në këtë këndëvështrim edhe ne si VLEN punojmë që një ditë e më heret, të jetë një strukturë e organizuar mirë dhe të mos kemi le të themi ndryshime administrative në arritjen e qëllimeve tona”.

Veç deputetit Ilir Demiri, në këtë rrugëtim, bashkë me Aliun është edhe deputetja tjetër e ASH-së, Mimoza Musa, e cila grupacionit të Fetait ju bashkëngjit pas përçarjes së ASH-së së Arben Taravarit. Arsyeja për ndarjen e rrugëve mes Aliut dhe Fetahut jo zyrtarisht thuhet të jetë mosmarrëveshja për modelin e funksionimit të VLEN, po edhe për emërtimin e drejtorit të Agjencisë për Komunikime Elektronike, për të cilin nuk kanë arritur marrëveshje të përbashkët.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING