(VIDEO) Për tre vjet 457 persona humbën jetën në aksidente

Masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente, megjithëse kontribojnë në përmirësimin e kushteve për menaxhimin e sigurisë në trafikun rrugor, nuk janë efektive në uljen e viktimave në aksidentet rrugore në nivelin e duhur kombëtar dhe atë evropian. Raporti i Entit Shtetëror për Revizion tregon se për tyre vjet kanë ndodhur mbi 31 mijë aksidente trafiku, ndërsa 457 persona kanë humbur jetën.
MARKETING
Enti shtetëror i Revizionit
“Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë gjendje shqetësuese në lidhje me numrin e aksidenteve rrugore që kanë ndodhur në rrugët e vendit. Përkatësisht, në periudhën 2020-2023, kanë ndodhur gjithsej 31,176 aksidente rrugore, nga të cilat 15,724 kanë pasur pasoja të rënda dhe 457 persona kanë vdekur”.
Sipas analizës aksidentet rrugore me pasoja kanë ndodhur gjatë ditës (59%), në kushte të mira moti/mot me diell (45%), në rrugë në zona të populluara (63%) dhe në sipërfaqe të thata rrugore (79%), gjë që tregon se kushtet e rrugëve nuk janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore; numri më i madh ndodhi në territorin e SPB Shkup – 41%; SPB Tetovë-14%; SPB Manastir dhe Ohër – 9%, Shtip-8%, Kumanovë-7%, Veles dhe Strumicë-6%.
Ndërkaq, shkeljet më të zakonshme të rregullave të trafikut të përcaktuara nga kontrollet e kryera në periudhën 2019-2023, lidhen me shpejtësinë mbi normat e lejuara, kalimin e semaforit të kuq, tejkalimet e papërshtatshme dhe mosdhënien e përparësisë.
Enti shtetëror i Revizionit
“Gjatë kontrolleve të kryera, numri më i madh i shoferëve u skualifikuan për drejtim mjeti pa patentë shoferi dhe për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit “.
Regjistri i automjeteve, sipas Raportit të revizionit, ende nuk është krijuar sepse nuk është hartuar akti nënligjor i nevojshëm. Në Raport thuhet se në vitin 2020, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë bleu softuer dhe pajisje në një shumë totale prej 7.3 milionë denarëve për qëllime që lidhen me sigurinë në trafik, të cilat nuk përdoren nga asnjë institucion.
Anida Murati /SHENJA/